​Emëroi katër ministra të rinj,
kritikohet kryeministri Mustafa

​Emëroi katër ministra të rinj,<br />kritikohet kryeministri Mustafa
Vendimin e së hënës të kryeministrit në detyrë, Isa Mustafa, për emërimin e katër ministrave të rinj në vend të atyre që u bënë deputetë, shoqëria civile në Kosovë e ka konsideruar si të panevojshëm.

Sipas Albert Krasniqit nga KDI-ja, ministrat e zgjedhur deputetë do të mund të mbanin pozitat e tyre deri në konstituimin e kuvendit.

Vendimi për emërimin e tyre Krasniqi konsideron se do t’i bëhet barrë buxhetit të shtetit.

Megjithatë, një vendim të tillë e ka mbrojtur Sokol Havolli, shef i kabinetit të Mustafës, i cili konstatimin e Krasniqit e ka quajtur të gabuar.

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, të hënën, emëroi Agim Krasniqin në vend të Avdullah Hotit, Vlora Dumoshin në vend të Kujtim Shalës, Hanefi Muharremin në vend të Lutfi Zharkut e Safet Kamberin në vend të Arban Abrashit.

Megjithatë, ky mund të mos jetë vendimi i fundit i kësaj natyre i kryeministrit në detyrë, pasi që edhe njëri prej ish-ministrave, tani deputet nga PDK-ja, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se do të ngrihet kjo çështje te kryeministri.

Përveç Hoxhajt, nga PDK-ja, në pozitë të njëjtë është edhe Memli Krasniqi, që udhëhoqi Ministrinë e Bujqësisë./gazetaexpress

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në lagjen ‘Boje’ të Krujës, vijon të digjet pylli me pisha, helikopteri ndërpret punën

Zjarri në lagjen ‘Boje’ të Krujës, vijon të digjet pylli me pisha, helikopteri ndërpret punën