​Eposi i Kreshnikëve vlerësohet 
me çmimin "Europa Nostra"

​Eposi i Kreshnikëve vlerësohet <br />me çmimin
Një hap shumë i rëndësishëm është hedhur në bashkëpunimin me UNESCO për Eposin e Kreshnikëve, ciklin e këngëve legjendare shqiptare. 

Zyra Europiane e promovimit të vlerave të trashëgimisë kulturore, Creative Europe ka vlerësuar me çmimin special Europa Nostra dosjen e përgatitur nga specialistët shqiptarë, Eposi i këngëve epike legjendare të Kreshnikëve. Ky çmim shënon një hap shumë të rëndësishëm drejt kalimit përfundimtar të Futjes së Dosjes së Eposit të Kreshnikëve në UNESCO. 

Çmimi Europa Nostra është një vlerësim i trashëgimisë kulturore shqiptare, që ende jeton në pesë shtete, ku ka etnitete shqiptare si në Mal të zi, Kroaci e më gjerë

Dosja e eposit të Kreshnikëve nisi përgatitjet që në vitin 2012, ku studiuesit kanë dhënë alarmin për zhdukjen e kësaj tradite muzikore që këndohet me lahutën antike. 

Veçanërisht në trevat shqiptare nuk mund të gjesh më shumë se dhjetë lahutarë pohojnë studiuesit

Një shembull i ralë i mbijetesës së eposit është plaku 105-vjeçar Gjok Nonaj, i cili në Festivalin Folklori të Gjirokastër 2015 ka interpretuar këngë legjendare në lahutë, traditë që ia ka trashëguar edhe së bijës. 

Studiuesit shqiptarë dhe të huaj po gjurmojnë e dokumentojnë elementë të hershëm të kësaj tradite në Kosovë në Ma të Zi e më gjerë. 

“Globalizimi dhe faktorët ekonomikë rrezikojnë zhdukjen e këtij eposi, veçanërisht në trevat shqiptare, ku lahutarët nuk numërohen më shumë se dhjetë të tillë. Lahuta, si instrumenti thelbësor i muzikës së eposit, gjithnjë e më shumë po del nga qarkullim, pohon muzikologu Vaso Tole, duke vlerësuar në kontributin e dhënë për dosjen studiuesit kosovare dhe studiuesit shqiptarë Shaban Sinani e Gjovalin Shkurtaj.

Komisioni qeveritar për përgatitjen e dosjes shkencore është kryesuar gjatë gjithë periudhës 2010-2016 nga prof. dr. Zymer Neziri. 

E5 është e para pasuri që fiton çmimin Europa Nostra si propozim i Qeverisë së Kosovës. 

Akademia e Shkencave do të organizojë së afërmi një ceremoni përuruese për dosjen shkencore E5 dhe për çmimin e merituar Europa Nostra.

Ky çmim është një hap tjetër përpara jo vetëm për certifikimin e vlerave europiane të trashëgimisë kulturore shqiptare, por edhe për ndryshimin pozitiv të statusit të Kosovës në kuadër të organizatave ndërkombëtare, si UNESCO.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja,com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë