​Ermonela Jaho e Pirgu takohen
për “Traviatën” në Argjentinë

​Ermonela Jaho e Pirgu takohen<br />për “Traviatën” në Argjentinë
Dy artistët shqiptarë, që njihen si dy yje të operës botërore, Ermonela Jaho e Saimir Pirgu do të shfaqin operën “Traviata” më 12 shtator në Buneos Aires, në Argjentinë.

“Traviata” e Verdit do të prezantohet në Shtëpinë Operistike në Buenos Aires-it më 12 shtator.  

Rolet kryesore Violetën dhe Alfredon do t’i interpretojnë artistët shqiptarë Jaho e Pirgu.

“Traviata” do të shfaqet edhe në datat 15, 17 dhe 19 shtator në Argjentinë. Të dy artistët e njohur kanë publikuar posterin e shfaqjes, ndërsa sopranoja Ermonela Jaho ka postuar ndërkohë në facebook disa fotografi me diçiturën: Disa foto përgjatë provave të “Traviatës” në Buenos Aires me bashkatdhetarin tim Saimir Pirgu dhe kolegë të tjerë të mrekullueshëm”. Shtëpia operistike njofton se biletat për të ndjekur këtë opera kushtojnë 140 $ për kategorinë e parë.

[gallery]23794[/gallery]
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime

Shifrat rekord/ Malli i importit ‘mbyt’ prodhimin ‘Made in Albania’! Janar-Qershor u importuan 597 mijë tonë ushqime