​Europiani starton me ceremoni
madhështore në “Stade de France”

​Europiani starton me ceremoni<br />madhështore në “Stade de France”
Kampionati Europian i futbollit ka nisur dje në mbrëmje me një ceremoni madhështore në “Stade de France”, që i ka paraprirë ndeshjes së parë të turneut, Francë-Rumani. Magjia e mbrëmjes pariziene startoi zyrtarisht me ceremoninë madhështore.

Mijëra njerëz të angazhuar në spektaklin e “Stade De France” i dhanë jetë spektaklit që nxorri në pah vlerat e kombit francez. 200 njerëz nga 36 vende të ndryshme zbritën në tapetin 105 metra të gjatë.

Balerinat Can Can i paraprinë kulmit festiv ku David Gueetta performoi live përpara të pranishmëve disa nga këngët më të njohura të repertorit të tij dhe më pas ia la radhën interpretimit të këngëtarës suedeze Zara Larson për hmnin e Euro 2016. Gjithashtu, një skuadrilje e aviacionit francez përshkoi qiellin e Parisit, duke fluturuar edhe mbi stadium e duke lëshuar ngjyrat blu, e bardhë e të kuqe, të flamurit të vendit pritës.

euro 2016
starton kampionati europian
starton kampionati europian
starton kampionati europian
 FOTO

Siguria maksimale
Ndërkohë, masat e sigurisë në hyrje të “Stade de France” në Saint Denis kanë qenë shumë të rrepta. Të gjithë u janë nënshtruar kontrolleve personale, ndërsa të gjitha makinat janë ndaluar dhe kontrolluar në mënyrë shkencore. Edhe hyrjet për gazetarët e parkingjet zyrtare nuk i kanë shpëtuar kontrollit të policisë.

Tensioni
Disa orë para fillimit, edhe zyra e shtypit e stadiumit u evakuua për një kontroll anti-eksploziv. Gazetarët u ftuan që të braktisnin sallën për një mbikëqyrje sa më të imtësishme.  Ndërkohë, përreth impiantit ndodhen të parkuara disa dhjetëra autoblinda të policisë, ndërsa trupa ushtarake anti-turmë patrullojnë çdo perimetër të stadiumit.


Redaksia Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Hodhën molotovë e shkatërruan në protesta e 7 tetorit, arrestohen edhe 2 protestues! 5 nën hetim

Hodhën molotovë e shkatërruan në protesta e 7 tetorit, arrestohen edhe 2 protestues! 5 nën hetim