Ish shefi i rendit në Policinë e Vlorës Haki Hasanbega i arrestuar me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda me akuzën e përfshirjes në rrjetin e trafikut të drogës në zonën e Tepelenës e Vlorës i hetuar dhe për njohjet me të ndjerin Elton Çiço, është liruar nga Gjykata e Apelit.

Hasanbega qëndroi për 4 muaj në qeli ndërsa sipas Apelit të Krimeve të Rënda ai duhet të qëndrojë me masën e sigurisë arrest në shtëpi me mbikqyrje elektronike.

Efektivi i policisë sipas prokurorisë së Krimeve të Rënda kishte favorizuar trafikantët e drogës në Tepelenë e Vlorë si dhe kishte komunikuar disa herë në telefon me Elton Çiçon.
Këto akuza janë mohuar nga Hasanbegasi.

Hetimet ndaj tij janë ende duke u zhvilluar ndërsa prokuroria deklaroi në gjyq se ai duhet të qëndrojë në burg pasi po hetohet në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal.

(d.b/Shqiptarja.com)