TIRANE-Një aktivitet kushtuar “Promovimit të femrës në Policinë e Shtetit”.
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka vlerësuar rolin e femrës në Polici duke përcjellë dhe mesazhe mbi kundërshtarin më të madh aktual të Policisë.
Sipas ministrit, sistemi i drejtësisë që bën drejtësi sipas interesave është armiku më i madh aktual,. Ndërsa zgjidhja mbetet reforma në drejtësi.
“Armiku i policisë është sistemi i drejtësisë që bën drejtësi sipas muskujve, mikut, pushtetarit e jo sipas ligjit. Zgjidhja më e madhe është reforma në drejtësi.
Fronti i së keqes nuk e do policinë më të mirë, më të drejtë. Ju jeni gra e vajza, shumica ka fëmijë dhe i edukoni fëmijët me sensin e mirë pas vetes. Shumica juaj jeni mësuar dhe jeni rritur të tilla, dhe kjo është puna juaj e përditshme. Kemi ende një gjera pa bërë, është reforma në drejtësi. Shoqëria mund të jetë më e drejtë me reformën në Drejtësi”.
Rama
Nga ana e tij kryeministri Edi Rama ka vlerësuar uniformën e Policisë së Shtetit duke theksuar se akuzat që i adresohen bëhen nga llumi i shoqërisë, qofshin këta dhe me mandat.
“Ka shumë të drejtë ministri që nënvizon këtë fakt përballë gjithë llumit të lumit që gjithfarë karagjozësh me mandat nga populli që vetëm për popullin nuk mendojnë i adresojnë policisë së shtetit një akuzë të pavërtetë sepse kjo është policia që merret me të varfrit, me të dobëtit, me të pambrojturin, që konfiskon pasuritë e kriminelëve. Po pasuria e kriminelëve është e më të dobtëve?”
Fjala e plotë e ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri gjatë aktivitetit “Promovimi i Femrës në Policinë e Shtetit”
I nderuar z.Kryeministër,
Të nderuara pjesëmarrëse.
Steve, të falënderoj shumë për fjalën e mbi të gjitha për mbështetjen që i ke dhënë Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme personalisht dhe ICITAP, për t’u bërë realisht më të mirë e për t’u shërbyer më mirë qytetarëve.
Në fakt, diku për traditë e diku sepse kështu e ka dashur historia, trimëria është lidhur zakonisht me burrin, me muskujt, dhe forca – e kam fjalën tek forca fizike – ishte kriteri i zakonshëm i matjes. Në Polici kjo ka qenë shumë më e theksuar, dhe burri ka qenë thuajse personazhi i vetëm në Policinë e Shtetit gjatë gjithë periudhës që ne njohim. Burri mbante peshën e uniformës, peshën e përgjegjësisë, suksesin po ashtu, e mbi të gjitha dështimin. Veçanërisht në dekadat e fundit kur Policia ishte shumë pak e besuar, shumë më tepër e korruptuar, dhe me pak rezultat në luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Ne zgjodhëm që në fillim të detyrës një qasje tjetër ndaj Policisë, burimeve të saj njerëzore dhe mundësisë që kishim për të përfshirë sa më shumë vajza e gra në Policinë e Shtetit. Sepse ne mbi të gjitha besojmë se Policia ka më shumë rezultat jo me forcën e muskujve, por me forcën e mendjes. Policia mund të shërbejë më mirë edhe kur gratë e vajzat janë pjesë vitale e Policisë së Shtetit. Shqipëria mund të bëhet më e sigurt, lagjet, qytetet, komunitetet mund të bëhen më të sigurta, kur vajzat e gratë janë në shërbim në Policinë e Shtetit.
E gjetëm Policinë të shkatërruar. Sot Policia e Shtetit është me uniforma të reja. Me armë të reja – vetëm RENEA vitin e fundit u pajis me mbi 4 milion dollarë armë. Me mjete të reja. Me zyra të reja – janë 22 të tilla në gjithë Shqipërinë që u shërbejnë qytetarëve me mbi 70 shërbime çdo ditë. Me teknologji moderne – dhe këtu dua të kujtoj patjetër Kamerat e trupit dhe Komisariatin Digjital
E gjetëm Policinë të braktisur. Sot Policia ka paga të rritura – për policin në nivelin bazë paga rritet gati 40%. Ka buxhet më shumë. Investime më shumë. Vëmendje më shumë nga Kryeministri e Qeveria.
E gjetëm pa asnjë diskutim Policinë të tradhtuar. Sot Policia është një ekip, një skuadër që fiton në çdo qytet, në çdo lagje, për qytetarët e komunitetet.
E gjetëm Policinë të korruptuar që nuk shërbente, të paarsimuar e të paedukuar. Sot arrestohet ai që i jep ryshfet policit ndërsa deri dje polici ta merrte lekun nga xhepi. Sot janë mbi 3 mijë policë në procedim penal e disiplinor për shkak të “Shkeljes së të drejtave të njeriut”, “Shkeljes së ligjit”, “Mos-ushtrimit të detyrës”, “Korrupsionit”. Gjë që tregon trashëgiminë si e gjetëm Policinë, por mbi të gjitha tregon vullnetin tonë për t’u përballur me sfidën e integritetit brenda Policisë së Shtetit. Sot shërbehen mbi 350 mijë qytetarë në vit nga Policia e Shtetit. Sot janë mbi 240 mijë qytetarë në vit që telefonojnë në Policinë e Shtetit për çdo shqetësim të tyrin. Sot Akademia e Sigurisë është qendra e formimit, e dijes, ku punonjës të rinj e mbi të gjitha punonjëse të reja të Policisë së Shtetit janë të gatshëm të formohen, të arsimohen e t’u shërbejnë qytetarëve.
Nga viti 1993 deri në vitin 2013 gratë dhe vajzat në Policinë e Shtetit ishin diku te 5%. Nga viti 2013 deri sot - gati tre vjet- gratë dhe vajzat në polici janë mbi 14%. Pra nga 1993-2013 për gati 20 vjet është bërë aq pak për gratë dhe vajzat në polici. Dhe ne mbi dyfishuam pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në polici. Sepse ne besojmë që Policia bëhet më e mirë, që shërbimi ndaj qytetarëve bëhet më i mirë dhe mbi të gjitha siguria është shumë më shumë e pranishme në qytetet dhe në lagjet, në komunitetet tona, në rast se gratë dhe vajzat janë pjesë integrale e Policisë.
Sot Policia ka pa asnjë diskutim shumë më shumë rezultate. Në qoftë se deri dje kishte më shumë rezultat krimi se sa Policia, sot Policia ka rezultate të prekshme në shërbimin ndaj qytetarëve. Ka rezultatet të prekshme edhe për sigurinë e qytetarëve. Në dy vitet e fundit kemi shënuar numrin më të vogël historik të vrasjeve në vend. Për të gjithë ata që thonë se Policia merret me më të varfrit, me më të dobëtit dua t’i rikujtoj një shifër: vetëm vjet janë mbi 30 milionë euro pasuri kriminale të sekuestruara. Në tre vjet janë mbi 100 milionë euro pasuri kriminale të sekuestruara.
Kur unë mora detyrën, kur kjo qeveri mori detyrën, në vitin 2013 qeveria e kaluar kishte sekuestruar vetëm 1 milion. Kemi 100-fishuar pasurinë kriminale të sekuestruar nga Policia. Kjo është t’i shkosh pas të fortëve. Kjo është t’i shkosh pas atyre që deri dje ishin të paprekshëm. Kjo nuk është t’i shkosh pas më të dobëtve siç na thuhet shpesh.
Besimi i ndërkombëtarëve është maksimal te Policia e Shtetit. Janë gati 40 mijë informacione të shkëmbyera me partnerët në luftën e përbashkët kundër krimit për ta bërë Shqipërinë shumë më të sigurt. Ata që shkelin ligjin sot nuk ikin më në drejtim të paditur. Dhe kjo nuk është vetëm slogan. Kjo është prova që kemi dhënë para publikut: se Policia sot punon më mirë. Janë mbi 3.200 persona të arrestuar në tre vjet për armëmbajtje pa leje. Janë shumë për një vend të vogël si yni. Por kjo tregon në cilën pikë e morën Shqipërinë. Kjo tregon rrezikun real që vjen nga armët. Por kjo tregon dhe punën voluminoze dhe insistuese të punonjësve të policisë dhe veçanërisht grave dhe vajzave, për të luftuar armëmbajtjen pa leje, kjo është njëra anë e medaljes. Ana tjetër është pa diskutim puna që po bëjmë derë më derë për të trokitur në çdo fshat, në çdo lagje, në çdo qytet dhe për të bindur këdo që ka varrosur apo ka fshehur diku armët për t’i dorëzuar, sepse sot trim është ai që e dorëzon armën, jo ai që e mban. Sot Policia ka pa asnjë diskutim shumë më shumë rezultate në luftën kundër drogës. Kemi bërë atë që asnjë qeveri më parë nuk e ka bërë: kemi njohur problemin, jemi përballur me problemin dhe po e luftojmë problemin. Pa asnjë diskutim ka ende shumë më shumë për të bërë. Dhe sigurisht do bëjmë këtë vit shumë më shumë seç kemi bërë vjet apo vitet e kaluara.
Sot Policia ka më shumë etikë në komunikim. Ka më shumë dije, ka më shumë arsye. Ka më shumë integritet. Ka më pak korrupsion. Dhe kjo pa asnjë diskutim falë jush. Falë grave dhe vajzave në Policinë e Shtetit. Sot nga ana tjetër Policinë e sulmojnë të gjithë ata që nuk duan që Policia të punojë. Policinë e sulmojnë të gjithë ata që nuk duan që ky vend të jetë më i drejtë. Policinë e sulmojnë të gjithë ata që duan ta mbajnë vendin peng. Policinë e sulmojnë ata që duan një të ardhme jo më të mirë për fëmijët tanë dhe për fëmijët e çdo shqiptari.
Armiku më i madh i Policisë është gjyqtari që liron kriminelin. Armiku më i madh i policisë është gjyqtari që vjedh pronën e dikujt, legjitimon vjedhjen e pronës së dikujt dhe pastaj përpara Policisë shfaqet përsëri konflikti, në mos ngjarje kriminale. Armiku më i madh i Policisë është gjyqtari që lë gruan e dhunuar, vajzën e dhunuar në të njëjtën shtëpi me burrin që i dhunon dhe pastaj ndodh krimi në familje. Armiku më i madh i Policisë është padrejtësia. Armiku më i madh i Policisë është sistemi i drejtësisë që bën drejtësi sipas muskujve, sipas parasë, sipas mikut, sipas pushtetarit dhe jo sipas ligjit.
Zgjidhja më e madhe për të pasur një Shqipëri më të mirë, më të drejtë, me një shoqëri shumë më të sigurt është pa asnjë diskutim Reforma në Drejtësi. Fronti i të keqes nuk e do Policinë që të punojë, nuk e do policinë që t’i shërbejë qytetarëve. Nuk e do Policinë më të mirë. Nuk e do Shqipërinë më të drejtë.
Ndërkohë që të gjitha ju jeni gra dhe vajza - shumica juaj kanë fëmijë dhe i edukoni fëmijët tuaj me drejtësi - me sensin e drejtësisë ndaj vetes, ndaj shokut, ndaj mikut, ndaj shoqërisë. Shumica juaj, jeni mësuar, jeni rritur të tilla dhe të gjithë ju punoni që Shqipëria të jetë më e drejtë. Kjo është puna juaj e përditshme. Po kemi edhe një gjë pa bërë ende të gjithë bashkë dhe kjo është Reforma në Drejtësi. Puna që duhet të bëjmë për t’i treguar shqiptarëve që Shqipëria mund të jetë më e drejtë, shoqëria mund të jetë më e drejtë duke bërë Reformën në Drejtësi. Ndaj faleminderit për të gjithë punën që bëni. Jeni me të vërtetë shumë të mira. Policia e Shtetit është më e mirë falë jush. Policia e Shtetit i shërben më mirë qytetarëve kjo falë jush.
Faleminderit pa fund për punën që bëni!
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com