​FIFA: Botërori 2026 me 48
skuadra, Europa do të ketë 16

​FIFA: Botërori 2026 me 48<br />skuadra, Europa do të ketë 16
Kupa e Botës 2026 do të ketë 48 skuadra. Këshilli i FIFA-s ka votuar në mënyrë unanime “pro” propozimit të presidentit Gianni Infantino për rritjen e numrit të skuadrave pjesëmarrëse.
 
Ky do të jetë zgjerimi i parë i finaleve të botërorit që nga vitit 1998.
 
Lajmi është bërë i ditur nga FIFA në Twitter, me shpjegimin se do të jenë 16 grupe me nga tri skuadra.
 
Sipas një studimi, botërori me 48 skuadra do të vlente 605 euro më tepër se Rusi 2018, me 32 skuadra.
 
Formula  me 16 grupe nga tri skuadra secili do të thotë që skuadrat finaliste do të luajnë po aq ndeshje sa tani, shtatë, turneu do të vazhdojë të zgjatë 32 ditë, si dhe do të ofrojë spektakël, me fazën me eliminim direkt menjëherë pas grupeve.
 
Risi do të jetë përdorimi i renditjes së FIFA-s për të evituar kompromiset, duke bërë që koka e grupit të luante e para dy ndeshjet e saj. Mund të ketë edhe heqje të kohës shtesë, duke kaluar direkt te penalltitë.
 
Formula e grupeve me tri skuadra do të përdoret edhe në botërorin e klubeve, i cili do të jetë një herë në dy vjet, me 24 finalistë.
 
Diskutimi thelbësor ka qenë për skuadrat pjesëmarrëse nga çdo kontinent. Sipas projektit të FIFA-s, Evropa do të ketë 16 skuadra, Afrika 9.5; Azia 8.5; Amerika e Veriut dhe ajo e Jugut nga 6.5, Oqeania 1.
 
Duke llogaritur përqindjen e skuadrave aktualisht, me 41%, Evropës do t’i takonin 18 skuadra, por rritja është bërë për “të vegjlit”. Me këtë ndarje, i bie një evropiane për çdo grup. 
d.i./Shqiptarja.com  

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar

Përmbytjet në Vlorë, biblioteka e qytetit e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Dëme të mëdha, kati i parë i librave komplet i shkatërruar