FIFA është duke u përballur me probleme ligjore në lidhje me keqtrajtimin e punëtorëve emigratë që janë duke punuar në Katar për ndërtimin e stadiumeve ku do të luhet kupa e botës 2022.
Ndërkohë padia është ngritur në Zvicër nga Konfederata e Bashkimit Tregtar të Holandës në emër të Nadim Sharaful Alam, një punëtori nga Bangladeshi. Në një deklaratë të Konfederatës së Bashkimit Tregtar të Holandës shkruhet se gjykatës zvicerane i është kërkuar që të vendosë se FIFA ka gabuar me caktimin e Katarit si vendin organizues për Kupën e Botës 2022 pa marrë parasysh nëse ky vend i zbatonte të drejtat e njeriut dhe të punës së emigrantëve.
Gjithashtu gjykatës i është kërkuar që të vendosë që FIFA të siguroj përpara fillimit të Botërorit 2022 se të drejtat e punëtorëve emigrantë do të mbrohen si dhe të këmbëngul në zbatimin e reformave në Katar.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com