​Flet Kastriot Myftaraj: Analizova
skenarin e vrasjes së Vlahutin

​Flet Kastriot Myftaraj: Analizova<br />skenarin e vrasjes së Vlahutin
Publicisti Kastriot Myftaraj ka reaguar për herë të parë pas lirimit nga ambientet e policisë, lidhur me një shkrim të publikuar prej tij me doza të forta urrejtje kundër ambasadores së BE në Tiranë, Romana Vlahutin.
 
Përmes një shënimi në FB, Myftaraj thotë se nuk iu ka bërë thirrje shqiptarëve për vrasjen e Vlahutin, por ka analizuar skenarin e një vrasje të mundshme të saj.
 
"Unë nuk u kam thënë shqiptarëve që të vrasin Vlahutinin, por thjesht kam analizuar skenarin e vrasjes së mundshme të saj. Unë në analizën time kam ngritur pyetjen nëse vrasja e Vlahutinit do të ishte akt terrorist. Vrasja e një diplomati të huaj të akredituar në një vend, është normalisht akt terrorist. Por kur një diplomat kryen qartazi veprimtari antikushtetuese, që cenon sovranitetin e vendit ku është akredituar? Në këtë rast do të ishte fjala për akt terrorist apo antiterrorist", shkruan Myftaraj.
 
Postimi i plotë i Kastriot Myftarajt:
“Sqarim për arrestimin tim
 
Në mbrëmjen e 9 majit 2017 unë u arrestova me urdhër të oficerit të Policisë Gjyqësore të Drejtorisë së Hetimit të Akteve Terroriste me akuzën për “Thirrje publike për veprime të dhunshme”, sipas nenit 223 të Kodit Penal, me shkakun e shkrimit tim: “Aventura e çuditshme e një kurve kroate në Tiranë.”
 
Sipas urdhër-arrestit të lëshuar nga oficeri i Policisë Gjyqësore pretendohet se unë kam bërë “një shkrim me fyerje dhe ofendime dhe thirrje për veprime të dhunshme ndaj shefes së Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë Romana Vlahutin.”
 
Sa i përket pretendimit për fyerje dhe ofendime, sqaroj se i jam referuar një artikulli të botuar në Kroaci, vendin e saj me titull “Romana Vlahutin- prva dama u sjeni”. Artikulli im nis pikërisht me një referim ndaj këtij artikulli të botuar në Kroaci. Unë kërkova në Fjalorin zyrtar të Gjuhës Shqipe, ndonjë fjalë që shpreh përmbledhtas kuptimin e atyre që thuhen për Vlahutinin në këtë artikull kroat dhe nuk gjeta tjetër fjalë më të përshtatshme veç fjalës “kurvë”.
 
Sa i përket pretendimit për thirrje nga ana ime për veprime të dhunshme ndaj Vlahutinit, unë sqaroj se fragmenti nga shkrimi im që sillet si provë për këtë gjë, është nxjerrë nga konteksti qëllimisht, për të tjetërsuar kuptimin. Nëse lexohet ky paragraf në kontekstin e vet do të shikohet se atë e kam thënë në kontekstin e analizës për lajmin për kërcënimin ndaj jetës së Vlahutinit. Duke bërë këtë analizë unë përpiqem të kuptoj se cili është rrethi i të dyshuarve për kërcënimin duke pasur parasysh atë që është thënë se kërcënimi i ka ardhur për shkak të veprimtarisë së saj. Dhe unë arrij në përfundimin se duke pasur parasysh që ajo kërkon të marrë rolin e guvernatores së pashpallur të Shqipërisë, i dyshuar për kërcënim mund të jetë çdo shqiptar i përgjegjshëm dhe që ka respekt për Kushtetutën e vendit të vet, ku nenin 3 përcaktohet sovraniteti si një nga bazat e shtetit. Ne të gjithë kemi pranuar që të japim sovranitet për të përfituar integrimin në BE, por jo të japim sovranitet në favor të njerëzve si Vlahutin, në rolin e guvernatores sorosiane të Shqipërisë.
 
Unë nuk u kam thënë shqiptarëve që të vrasin Vlahutinin, por thjesht kam analizuar skenarin e vrasjes së mundshme të saj. Unë në analizën time kam ngritur pyetjen nëse vrasja e Vlahutinit do të ishte akt terrorist. Vrasja e një diplomati të huaj të akredituar në një vend, është normalisht akt terrorist. Por kur një diplomat kryen qartazi veprimtari antikushtetuese, që cenon sovranitetin e vendit ku është akredituar? Në këtë rast do të ishte fjala për akt terrorist apo antiterrorist.
 
Megjithatë unë kam bindjen se kërcënimi ndaj Vlahutinit është një lajm i rremë sorosian, i dalë nga fabrika e lajmeve të rreme, megjithëse, sipas skenarit, dikush mund të jetë përdorur anonimisht për të bërë “kërcënimin”.
 
Duke shqyrtuar këtë historinë e kërcënimit të Romanës, del një pyetje: Pse nga të njëzet e më shumë ambasadorët e BE, OSBE që kanë qenë në Shqipëri gjatë këtyre 25 viteve, disa madje në kohë shumë të vështira, na qenka kërcënuar me jetë vetëm Romana Vlahutin?
 
Iu bëj thirrje miqve dhe mbështetësve të mi të posaçëm në Shqipëri dhe më gjerë, që të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos bëjnë veprime të cilat unë nuk i miratoj në ndëshkim të atyre që janë përgjegjës për këtë farsë ndaj meje.
 
I kërkoj Romana Vlahutin që në emër të Kushtetutës së Shqipërisë, në emër të konventave diplomatike ndërkombëtare, të largohet nga vendi im sa më parë.
 
Në ditët në vazhdim do të jap të dhëna të reja për përzierjen e sorosianëve në planin për krijimin e Jugosllavisë së Re, ku duhet të përfshihet dhe Shqipëria”.


Shkrimi i Kastriot Myftaraj kundër Romana Vlahutin​

Myftaraj u arrestua mbrëmë, Prokuroria e liron
Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar lirimin e Kastriot Myftarajt, pasi sipas organit të akuzës ai nuk ka kryer asnjë vepër penale. Myftaraj u shoqërua një natë më parë në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, pas shkrimit të tij me plot urrejtja kundër ambasadores së BE në Tiranë. 
 
Sipas policisë Kastriot Myftaraj ka shkelur nenin 223 të kodit penal pasi ka bërë "Thirrje publike për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, që dënohen me  gjobë ose me burgim gjer në tre vjet".
 
Por për organin e akuzës me shkrimin e publikuar, Kastriot Myftaraj nuk ka kryer asnjë vepër penale. 

Ai u lirua nga ambientet e Policisë paraditen e kësaj të mërkure. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Merr flakë gjithë lagjja në Filipine, digjen mbi 1000 banesa, zhvendosen 8 mijë banorë

Merr flakë gjithë lagjja në Filipine, digjen mbi 1000 banesa, zhvendosen 8 mijë banorë