Sarandë/ Sherri masiv në fshatin Gjashtë, AMP arreston 8 persona, mes tyre 4 policë! Sekuestrohen 3 pistoleta (EMRAT)

Sarandë/ Sherri masiv në fshatin Gjashtë, AMP arreston 8 persona, mes tyre 4 policë! Sekuestrohen 3 pistoleta (EMRAT)

Vëllezërit Sulejmani dhe armët e sekuestruara nga AMP

SARANDË - Lidhur me sherrin masiv mesnatën e mbrëmshme në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku u përfshinë dhe disa punonjës policie jashtë shërbimit, janë arrestuar 8 persona prej Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.

Rreth orës 01:30, të datës 2 janar 2025, në fshatin Gjashtë, pranë një restoranti, ndodhi një konflikt fizik mes disa shtetasve, ku u përdorën sende të forta dhe armë zjarri. Dy persona, Enea Nexhipi dhe Albion Nexhipi (vëllezër), u dëmtuan lehtë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Gjatë ngjarjes, punonjësi i policisë Alvaro Sulejmani përdori armën e shërbimit.

Sipas dëshmive për Report Tv, dy vëllezërit e dëmtuar drejtonin një biznes të makinave me qira. Alvaro Slejmani i kishte një borxh atyre, lidhur me një makinë që u kishte marrë. Ai u shkoi te shtëpia e vëllezërve Nexhipi pas mesnate së bashku me 10 veta të tjerë dhe siç dëshmohet, i ka dhunuar duke gjuajtur me sende të forta dhe me armë, duke i lënë të lënduar dy vëllezërit që janë jashtë rrezikut për jetën.

AMP arrestoi 4 punonjës policie, Alvaro, Inklid dhe Mihal Suljmani (vëllezër) si dhe Ergis Sulejmani kushëri i tyre, dhe 4 shtetas, ndërsa 2 po hetohen në gjendje të lirë dhe 2 të tjerë u shpallën në kërkim. 

Të arrestuar:
Punonjës policie:
Alvaro Sulejmani,
Inklid Sulejmani,
Mihal Sulejamni,
Ergis Sulejmani
Shtetas:
Kejvi Sulejmani,
Shemsho Sulejmani,
Delars Duka,
Kristjan Xhaferri.

 

Të ndjekur në gjendje të lirë:
Enea Nexhipi,
Albion Nexhipi

 

Të shpallur në kërkim:
Igli Duka,
Beqir Çoçka

 

Provat e sekuestruara:
3 pistoleta,
4 automjete 
7 celularë.

Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i AMP-së:

AMP arreston 4 punonjës policie dhe 4 shtetas,  2 shtetas referohen në gjendje të lirë dhe 2 shtetas shpallen në kërkim

Më datë 02.01.2025, rreth orës 01:30, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, ka bërë të mundur parandalimin e një ngjarje të rëndë, pasi në fshatin Gjashtë të Sarandës, përballe një biznesi restorant, janë konfliktuar me sende të forta disa shtetas, ku nga verifikimet dhe veprimet e kryera, jane identifikuar shtetasit E. N. dhe A. N., të cilët janë dëmtuar me sende të forta dhe janë jashtë rrezikut për jetën. 
Punonjësi i policisë A.S gjatë konfliktit ka përdorur dhe ka qëlluar me armën e shërbimit. 

Gjithashtu, të përfshirë kanë qënë edhe shtetasit I. N. dhe O. B., të cilët janë konfliktuar me punonjësit e policisë I. S., A. S., M. S. dhe E. S., si dhe shtetasit Sh. S., B. Ç., K. Xh., I. D., D. D. dhe K. S.

Nga veprimet hetimore të kryera nga AMP (këqyrja në vendin e ngjarjes, këqyrja e kamerave  dhe deklarimet e marra) ka arrestuar në flagrancë për veprat penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, “Shkatërrim i pronës”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. 
Punonjësit e policisë: 
1. A.S., me detyrë SPZ në Komisariatin e Policisë Himarë (I dyshuar për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”)
2. I.S., me detyrë agjent në seksionin e hetimit në Komisariatin e Policisë Sarandë
3. M.S., student në Akademinë e Sigurisë 
4. E.S., me detyrë inspektor në Komisariatin e Policisë Sarandë    
Shtetasit:
1. K. S.
2. Sh. S.
3. D. D.
4. K. S.

U ndoqën në gjendje të lirë për veprat penale “Shkatërrim i pronës” dhe “Plagosje e lehtë me dashje”, shtetasit E. N. dhe A. N.

Janë shpallur në kërkim për veprat penale “Shkatërrim i pronës”, “Plagosje e lehtë me dashje”, “Kanosja”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, shtetasit I. D. dhe B. Ç.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 3 pistoleta, 4 automjete dhe 7 aparatë celularë.

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Real: 03/01/2025 00:33

    Mos u çuditni fare se kjo eshte fytyra e policise se shtetit. Imagjinoni te kerkoni ndihme prej ketyre. 3 vellezer police duhet te akuzohem si grup i strukturuar kriminal sebashku me ata qe i mbeshteten.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Iraku drejt legalizimit të abuzimit seksual ndaj të miturve, parlamenti diskuton ligjin që mund të detyrojë 9-vjeçaret të martohen

Iraku drejt legalizimit të abuzimit seksual ndaj të miturve, parlamenti diskuton ligjin që mund të detyrojë 9-vjeçaret të martohen