Beniamin Ferhati nga Tetova është djaloshi trim që humbi jetën ditën e djeshme në Plazhin e Vlorës.
Ai është 24 vjeç dhe kishte ardhur për të pushuar në plazhet tona, pushime të cilat rezultuan fatale për të.
Ditën e djeshme Beniamini u përpoq të ndihmonte Manuela Maraj, 27 vjeçe dhe Xhoana Cani, 25 vjeçe, por asnjëri nga të rinjtë nuk doli i gjallë në breg.

Djaloshi nga Tetova, Beniamin Ferhati, që u mbyt dje në Vlorë
Ngjarja
Ndërsa dy kushërira ishin futur në ujë të laheshin, njëra nga vajzat është ndodhur në vështirësi duke kërkuar ndihmë. Pasi ka ecur disa metra nuk ka patur forcë për të dalë për shkak të dallgëve të detit.
Më pas një djalë nga Maqedonia ka hyrë për t’i ardhur në ndihmë, por edhe ai nuk ka mundur të dalë. Më pas ka qenë vajza tjetër e afërme e qytetares së parë e cila ka hyrë në det për t'iu ardhur në ndihmë, por edhe ajo nuk ka arritur të mbijetojë.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com