Rrugët në kryeqytet i sheh shpesh të mbushura me bishta cigaresh. Në Shqipëri rrallë ndodh që të shikosh ndonjë qytetarë i cili i hedh bishtat e cigares në këta kosha, apo edhe në kosha të tjerë ku hidhen mbeturinat.
Nga një vëzhgim në rrugët e Tiranës, qytetarët as nuk ishin të interesuar për këta kosha në formë cigarjeje, ndërsa sapo përfundonin së konsumuari cigaren, zgjidhnin ta hidhin bishtin e saj në rrugë.
E njëjta gjë ndodh kudo, në stacione urbanësh, në afërsi të banesave, qytetarët e hedhin bishtin e cigares, në vendin ku e përfundojnë së konsumuari atë. Janë punonjësit e bashkisë që bëjnë pastrimit çdo ditë të rrugëve dhe që largojnë edhe bishtat e cigareve
Foto të tjera
Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)