​FOTO+VIDEO/Edi Rama me
atlete në seancën e Kuvendit

​FOTO+VIDEO/Edi Rama me<br />atlete në seancën e Kuvendit
Kryeministri Edi Rama nuk ka humbur kohë për t'iu bashkuar seancës së Kuvendit ku u ngritën dy komisionet e tjera të Vettingut. 

Pas inaugurimit të impiantit të përpunimit të mbetjeve në Elbasan, kreu i qeverisë ka marrë rrugën direkt për në Kuvend. 

Siç duket edhe nga këto foto të siguruara nga Shqiptarja.com, Rama është parë teksa konsultohet me kryetarin e grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi dhe deputetin Taulant Balla, i cili njëherazi është edhe nënkryetar i grupit të deputetëve.

Por ai që bie në sy është një detaj tjetër. 

Kryeministri duket se e kishte marrë me të lehtë këtë seancë, pasi kishte veshur atlete sportive, pavarësisht se stononin jo pak me kostumin zyrtar.

Megjithatë, seanca zgjati vetëm pak minuta, ndoshta më e shkurtra në histori, vetëm 3 minuta, pasi dy komisionet, ai 12 anëtarësh dhe 6 anëtarësh u votuan unanimisht nga mazhoranca. 

[gallery]21883[/gallery]

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Klubi evropian mbeti pa lojtarë dhe staf trajnerësh, tërhiqet nga Conference League

Klubi evropian mbeti pa lojtarë dhe staf trajnerësh, tërhiqet nga Conference League