Nëse do të rinovohet ose jo kjo marrëveshje mes dy partive politike, Shqiptarja.com ka hapur një sondazh ku ju fton të votoni mendimin tuaj rreth kësaj teme.
Ndërkaq sot i pashqetësuar shfaqet kreu i LSI, Ilir Meta që feston në Fier me të rinjtë e Lëvizjes Rinore për Integrim të këtij qyteti.
Sic e shini dhe në fotografi, kreu i LSI mori pjesë në një aktivitet festiv ku ka kërcyer dore për dore me LRI.
Në takim Meta ka vlerësuar edhe një herë tjetër rëndësinë e pjesëmarrjes në politikë dhe në vendimmarrje, duke theksuar se “për LSI-në të rinjtë janë të parët”.
Ndërkaq prej pak ditësh nga dy kampet ka pasur deklarata të forta sporadike që kanë atakuar njëra-tjetrën. Pas Luan Ramës e Saimir Tahirit, dje ishin Monika Kryemadhi dhe Lindita Nikolla që kanë shkëmbyer deklarata mbi Maturën shtetërore.
(d.b/Shqiptarja.com)