​Frekuencat numerike,Qeveria 5 mln
euro për disa media, Sala: Vendim i drejtë!

​Frekuencat numerike,Qeveria 5 mln<br />euro për disa media, Sala: Vendim i drejtë!
TIRANË- Drejtori i Autoritetit të Mediave Audivizive (AMA), Gentjan Sala ka vlerësuar të drejtë shpërblimin nga qeveria për pronarët e mediave që kalojnë transmetimin në frekuencat numerike.

Qeveria ka dhënë 5 milionë euro për pronarët e mediave, ndërsa Sala theksoi se ky shpërblim ishte i nevojshëm pasi ka kosto kalimi numerik.

“Ka një kosto të jashtëzakonshme dhe minimalja do të ishte që shteti t’i ndihmojë. Do t’i paguhet nga shteti 1 vit qeraja tek rrjeti numerik TVSH”, tha Sala.

Masa e kompensimit financiar do të jetë minimalisht 5 000 000 (pesë milionë) euro dhe financohet nga të ardhurat e arkëtuara nga dhënia e autorizimeve individuale për përdorimin e frekuencave të Dividentit Numerik 1. Në çdo rast, kjo masë nuk tejkalon shumën prej 10% të vlerës së arkëtueshme të të ardhurave nga dhënia e autorizimeve individuale për përdorimin e frekuencave të Dividentit Numerik 1.
Ky fond i jepet, në formën e transfertës, Autoritetit të Mediave Audiovizive, për t’u përdorur për kompensimin financiar sipas përcaktimeve të këtij ligji.

(d.b/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Ben Blushi: Çfarë kemi arritur në 112 vjet (një ilaç kundër pesimizmit)

Ben Blushi: Çfarë kemi arritur në 112 vjet (një ilaç kundër pesimizmit)