​Fukushima e ngrirë në kohë
5 vite pas Tcunamit apokaliptik

​Fukushima e ngrirë në kohë<br />5 vite pas Tcunamit apokaliptik
JAPONI-Kanë kaluar 5 vite kur Tcunami gjunjëzoi zonën e Fukushima, në Japoni. Por katastrofa natyrore solli dhe një më të rëndë, atë shpërthimit të reaktorëve nuklear në zonë.

Këto janë pamjet sesi ka mbetur Fukushima pas tërmetit të shkallës 8.9 ballë që goditi gjirin verilindor ne vitin 2011.

Fotografi Arkadiusz Podniesinski  sjell këto fotografi që dëshmojnë se çdo gjë ka mbetur e paprekur.  

Podniesinski vizitoi qytete si Tomioka, Okuma, Futaba dhe Namie.

Qytetet u braktisën ndërsa kafshët shtëpiake ngordhën nga uria e etja. Pamjet që kanë mbetur duken si të ndonjë apokalipsi.

Tcunami i fuqishëm vrau 18 mijë persona dhe u konsiderua si ngjarja më e rëndë pas shpërthimit të Cernobilit.

[gallery]19456[/gallery]

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin