Tre gazetarë të kronikës, Etleva Delia, Fabiola Hoxha dhe Kreshnik Mersinllari kanë festuar dje ditëlindjen mes kolegëve.
 
Në këtë ditë të veçantë për ta nuk ka munguar sa surpriza e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili për respekt të tyre ka dalë nga petku i zyrtarit.
 
Ai i ka befasuar jo pak gazetarët kur i është bashkuar festës së tyre. Ministri është ulur me ta, ku përveçse i ka uruar edhe ka gjetur rastin të diskutojë për çështje të mprehta të ditës.
 
Përveç befasisë së ministrit, Policia e Shtetit u kishte përgatitur edhe një tortë.
 
Me pak fjale, por të sinqerta: Ta gëzoni ditëlindjen miqtë dhe kolegët e mi Etleva, Niku dhe Fabiola. Qofshi të lumtur, e suksese në çdo hap që hidhni në jetë”, shkruan Gent Mullai, shefi i Komunikimit në Policinë e Shtetit.

gazetaret
(Gazetarët e sektorit të kronikës dhe ministri Tahiri)

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com