​Giorgio Chiellini synon tripletën
me Juventusin në vitin 2017-ë

​Giorgio Chiellini synon tripletën<br />me Juventusin në vitin 2017-ë
Giorgio Chiellini beson se Juventus do ta kapërcejë humbjen e Superkupës, me paraqitje të forta në Serie A, Champions League e Coppa Italia.
Kampionët e Italisë u mundën me penallti në Doha të Katarit, por ndërkohë kryesojnë në kampionat, ndërsa në Champions League do të ndeshen me Porton.
Mbrojtësi Chiellini kujton se dy vjet më parë Juventus u mund me penallti nga Napoli në ndeshjen e Superkupës, para se të fitonte titullin dhe të shkonte fare pranë lavdisë evropiane.
“Më 2014, kur humbëm Superkupën, dolëm në finalen e Champions League. Shpresoj që të paraqitemi mirë në gjashtë muajt e ardhshëm”, tha Chiellini për La Gazzetta dello Sport.
"Nuk na pëlqeu humbja, por mund të arrijmë rezultate të mëdha, duke fituar titullin, Champions League dhe Kupën e Italisë. Por, duhet të punojmë çdo ditë dhe të tregojmë vullnetin e hekurt që na ka sjellë deri këtu. Kemi mundësi përmirësimi, por elementët kyç duhet të jenë përkushtimi dhe dëshira për t’u përmirësuar. Humbja me Milanin do ta na shërbejë si mësim, sepse në muajt e ardhshëm, ashtu si dy vjet më parë, duhet të kemi një ecuri të madhe”.
d.i./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar

Bilanci për javën që lamë pas, Policia: Mbi 23 mijë gjoba, 38 shoferë të arrestuar