​Gjashtë herë kampioni i tenisit
Boris Becker, shpall falimentin

​Gjashtë herë kampioni i tenisit<br />Boris Becker, shpall falimentin
Kampioni i gjashtë herë i Grand Slam, ylli i tenisit, Boris Becker, ka shpallur falimentin para një gjykate në Londër, për shkak të një borxhi të papaguar që daton prej 2015.

Avokati mbrojtës i gjermanit 49-vjeçar, i ka kërkuar Gjykatës së Londrës për Falimentim, që të shtyjë pagesën e huasë ndaj bankës, Arbuthnot Latham & Co.

Përgjegjësja e regjistrit të Gjykatë për falimentim ,Christine Derrett, ka thënë gjatë seancës se nuk ka prova të besueshme se borxhi i Becker do të paguhet së shpejti dhe nuk pranoi shtyrjen e afatit edhe për 28 ditë.

Avokati i ish-kamionit në tenis, ka argumentuar se Becker do ta paguaj borxhin, pasi do të bëjë një kontratë rifinancuese duke përfshirë kthimi e pronës së tij në Mallorca, nga e cila do të marrë shumën prej gjashtë million euro, raporton AnadoluAgency.

John Briggs ka thënë para gjykatës se pret që marrëveshjen me bankën zvicerane ta miratoj, marrëveshjen e rifinancimit për rreth një muaj, por këto nuk e bindën, Derrtt e cila shpalli urdhrin e falimentimit të Becker.

Becker deri para pak kohësh ka qënë trajner i Novak Djokoviçit dhe ka punuar si komentator televiziv i ndeshjeve të tenisit.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot

Gjithë ditën reshje shiu...në darkë rrebeshe, parashikimi i motit për sot