​Gjimshiti rikthehet në Seria A
e kërkon ekipi i Benevento

​Gjimshiti rikthehet në Seria A<br />e kërkon ekipi i Benevento
Lojtari i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti është pranë kalimit tek Benevento, ekipi që u ngjit për herë të parë në Serinë A.

Gjimshiti luan për Avelinon në Serinë B dhe është një nga mbrojtësit më të përfolur të merkatos italiane, në sajë të performancës së mrekullueshme që ka dhuruar këtë sezon.

Benevento kërkon të firmosë me lojtarin shqiptar, kartonin e të cilit e zotëron Atalanta dhe drejtuesit e klubit më të ri të Serisë A kanë nisur bisedimet me klubin zikaltër.

Gjatë së enjtes, Drejtori Sportiv i Beneventos, Di Sema, zhvilloi një takim me Drejtorin e Atalantës, Xhovani Sartori, ku tema kryesore e bisedimit ishte transferta e mbrojtësit Gjimshiti.

Mediat italiane raportojnë se në ditët në vazhdim klubi i zikaltërve do të marrë një vendim në lidhje me shërbimet e 24 vjeçarit shqiptar.

Në 2016 kartonin e Gjimshitit, e bleu klubi i Atalantës, me të cilin mbrojtësi i kombëtares luajti vetëm 3 ndeshje dhe më pas kaloi tek Avelino me të cilën ka luajtur 35 ndeshje ku ka treguar talentin e tij duke u bërë një nga emrat më të lakur të merkatos verore në Itali.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria

Conference League/ Chelsea fiton me katër gola, tri pikë edhe për Fiorentinën! Në Gjermani gjykojnë arbitrat nga Shqipëria