Gjyqi ndaj Shqiptarja.com
pezullohet padia e Gjin Gjonit
Unioni i Gazetarëve: Gjin Gjoni dorëhiqu!
Blerina Muça: Jam në konflikt interesi, gjykata dhe KLD të më zëvëndësojë. Muça vendosi që me anë të një shkresë të kërkojë nga kryetarja e gjykatës së Tiranës të verë në lëvizje Këshillin e Lartë të Drejtësisë për transferimin e një gjyqtari jashtë konfliktit të interesit
Gjyqtjarja Blerina Muca në Gjykatën e Tiranës ka vendosur të pezullojë përkohësisht
padinë e gjyqtarit Gjin Gjoni ndaj gazetës Shqiptarja.com dhe gazetarëve Elton Qyno dhe Adriatik Doci, për shkak se shqyrtimi i padisë së Gjonit sipas gjyqtares është konflikt interesi.
Këtë të enjte u zhvillua seanca e parë ku vetë Gjoni nuk ishte i pranishëm, por u përfaqësua nga avokati i tij, ndërsa gjyqtarja Muça vendosi që me anë të një shkresë të kërkojë nga kryetarja e gjykatës së Tiranës të verë në lëvizje Këshillin e Lartë të Drejtësisë për transferimin e një gjyqtari jashtë konfliktit të interesit.
Gjyqtarja tha se për shkak se njëri nga paditësit, Gjin Gjoni, është gjyqtar në Gjykatën e Apelit Tiranë dhe ish-gjyqtar i Gjykatës së Tiranës e ish-koleg i gjyqtares, ajo nuk mund të gjykonte çështjen.
Ky proces deri në një vendimmarrje nga kreu i gjykatës së Tiranës dhe KLD do të mbetet pezull, ndërsa gjyqtari i apelit Gjin Gjoni njëherazi paditës në këtë proçes prej 2013 është dhe anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.
Gazeta Shqiptarja.com dhe gazetarët Elton Qyno e Adriatik Doçi janë thirrur nga paditësit Gjoni dhe Elona Çaushi me pretendimin se raportimet e tyre mbi pasurinë e familjes në fjalë dhe mbi hetimet e vendimet gjyqësore mbi këtë pasuri nën dyshimet për pastrim parash e falsifikim, përbëjnë cenim të nderit dhe personalitetit.
Çifti Gjoni -Çaushi pretendojnë se kanë pësuar dëm jo pasuror nga raportimet sipas tyre të pavërteta dhe kërkojnë dëmshpërblim 2 milionë lekë nga gazeta dhe nga 1 milionë nga secili prej gazetarëve Qyno dhe Doçi.
Gjyqtarja në këtë mënyrë i ka dhënë të drejtë shqetësimit të ngritur nga
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë (UGSH), të
mbështetur dhe nga Ambasada Amerikane në Tiranë që e ftonte gjyqtarin Gjin Gjoni që të dorëhiqej nga pozicioni i anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe të ndeshej si i barabartë me gazetarët në gjyqin e ngritur nga ai, kundër tyre.
(d.b/Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
17 Dhjetor, 08:53
Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?
-
Po
72%
-
Jo
20.6%
-
Nuk e di
7.4%
Vota total: 3599
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dosjet 'e nxehta'/ Adriatik Doçi: Meta është vizatuar si koka e korrupsionit, Kryemadhi merimanga! Përdorën biznesmenë si bankomat
18 Nëntor, 19:56
-
'Video e Shkëlzenit te zyra e Priftit!' Gazetari Doçi zbulon në 'Studio Live': Si e shantazhoi Meta, Berishën, kur ia kopsiti dosjen në 2009! Noka në hetim pasuror! Nga i pastrehë, me pasuri 1 mln euro
4 Nëntor, 19:22
-
Dosja 'Meta'/ Adriatik Doçi në 'Studio Live': Ja cilët persona përdori si bankomat! Është faktuar se ndërhyri për rritjen e çmimit të energjisë
4 Nëntor, 19:14
-
Arrestimi i Metës/ Gazetari Adriatik Doçi: I kërkonte me urgjencë 200 mijë euro Kastriot Ismailjt! Berisha e futi në lojë me CEZ/DIA-n
21 Tetor, 17:24
-
PD përplaset me Gardën dhe FNSH/ Faik Basha: Opozita të përgatitet fuqishëm! Adriatik Doçi: Teatër që bëhet çdo javë! Më të zellshmit kanë dosje në SPAK
17 Tetor, 18:44
-
Molotovët e PD-së/ Elezi: Po shkërmoqet si parti! Kërkojnë të maskojnë pjesëmarrjen e ulët me dhunë! Toska: Opozita po vret frikën
8 Tetor, 17:25
-
Adriatik Doçi: Lidhjet e Berishës me Iranin dhe 7 tetori i protestës
3 Tetor, 20:31
-
Berisha kërcënoi gazetarët, Adriatik Doçi: U trondit pasi demokratët kuptuan pasurinë e tij përrallore! Nuk kemi të gjithë vila dhe pallate si Argita dhe Shkëlzeni
19 Shtator, 22:34
-
15 emra për kreun e ri të policisë/ Lita: Ende nuk dimë pse u largua Rrumbullaku dhe Balla! Doçi: Disa prej tyre nuk do kalojnë testin e pastërtisë së figurës
19 Shtator, 21:40
-
Adriatik Doçi: 31 pika kyçe dhe të sikletshme në dosjen 500 faqe për korrupsionin e Familjes Berisha
19 Shtator, 11:20
-
Dosja 'Berisha'/ Gazetari bën 'radiografinë': Një familje mafioze që vendos tarifa! Çuditem si nuk është ngritur akuza për grup kriminal
17 Shtator, 21:39
-
Mbetjet toksike të 'Kurum'/ Gazetari Doçi: Një pjesë u përdoren si çakull për asfaltin e Elbasan-Cërrik! Sazan Guri: Janë hedhur dhe në lumin Shkumbin
2 Shtator, 19:15