Ilir Çeliku është përfolur vazhdimisht për nënshtrim ndaj politikanëve të djathtë në pushtet. Pasi u dënua me gjobë për shpifje ndaj djalit dhe vajzës së Sali Berishës, pesë vjet më parë, Saimir Tahiri, tani ministër i Brendshëm, deklaroi: “Ishte një vendim thuajse jo surprizë, për sa kohë procesi ishte i montuar politikisht deri në atë pikë, sa nuk linte shpresë të besoje se mund të kishte ndonjë vendim të drejtë, të paanshëm. Kam frikë që nuk foli drejtësia në këtë rast, folën fëmijët e Kryeministrit me gojën e gjyqtarit, siç kam frikë se ky gjyqtar dëshmoi edhe njëherë se drejtësia mund të jetë e sëmurë deri në pikën që të instrumentalizohet dhe t’i nënshtrohet pushtetit politik”, – tha deputeti Tahiri.
Padia e Argita Malltezit dhe Shkëlzen Berishës u referohej disa deklaratave publike të deputetit të atëhershëm Saimir Tahiri, i cili ishte shprehur se fëmijët e ish-kryeministrit janë të korruptuar. Pikërisht këto deklarata janë quajtur tërësisht të pavërteta nga paditësit, të cilët i kërkuan Gjykatës të detyrojë deputetin socialist t’u paguajë atyre shumën prej 2.5 milionë lekësh secilit për dëmin moral që iu ka shkaktuar.
Pas ketij vendimi kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, reagoi, duke akuzuar gjykatën se refuzoi provat për të mbyllur gojën e opozitës. Në reagimin e tij, kreu i PS-së ka akuzuar edhe kryeministrin Sali Berisha për presion ndaj gjykatave. “Gjobë 50 milionë nga një gjykatë, e cila refuzon prova dhe dëshmitarë e vetëm shfryn dufin e Babit që do që t’i mbyllë gojën opozitës me gjobë. Deputeti Saimir Tahiri kishte edhe provat, edhe dëshmitarët, por Babi kishte gjykatësin qorr e shurdh me emrin Çelik që refuzoi prova e dëshmi”- shkruante Rama në në Twitter.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com