​Goditi Beqajn, ndëshkohet
Paloka 5 ditë jashtë Kuvendit
Balla:Noka përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi
VIDEO/Momenti në Kuvend kur Paloka qëlloi Beqajn
VIDEO/Të rinj vezë e domate makinës se Beqajt

​Goditi Beqajn, ndëshkohet<br />Paloka 5 ditë jashtë Kuvendit<br />Balla:Noka përjashtohet 10 ditë nga Kuvendi<br />VIDEO/Momenti në Kuvend kur Paloka qëlloi Beqajn<br />VIDEO/Të rinj vezë e domate makinës se Beqajt
TIRANË-Ndëshkohet deputeti demokrat Edi Paloka, përjashtohet 5 ditë nga punimet e Kuvendit. Byroja e Kuvendit u mblodh sot paradite për të vendosur masën disiplinore ndaj deputetit Edi Paloka.

Deputeti demokrat në seancën e kaluar parlamentare goditi ministrin Ilir Beqaj, teksa ky i fundit po fliste nga foltorja e Kuvendit.

Byroja është mbledhur sot me kërkesë të Partisë Socialiste duke vendosur përjashtimin e Palokës për 5 ditë nga Kuvendi, nisur nga dita e enjte.

"U treguam më dorëlëshuar në vendimarrjen që i takon Byrosë, pasi me ligj është 10 ditë sikurse është marrë vendimin në rastin e Flamur Nokës, por për Palokën u mor një vendim vetëm për 5 ditë. Ka një prirje të deputetëve të Partisë Demokratike, që është dëmtimi i imazhit, e që bie ndesh me parlamentin për krijimin e një kulture dhe respektimi e rregullave të etikës dhe sjelljes”, deklaroi Balla pas marrjes se vendimit.

Kujtojmë që seanca e së enjtes së kaluar ka qenë tepër e tensionuar pasi deputetët e PD tentuan të bllokonin punimet.

Flamur Noka u përjashtua nga seanca parlamentare pasi nuk lejoi kryeministrit Edi Rama të merrte fjalën. “Flet Sali Berisha, pas tij të gjithë me radhë u shpreh Noka, duke kërkuar kështu të drejtën e replikës për ish-kryeministrin.
Nokes iu komunikua perjashtimi qe diten e seances, kurse sot u mesua se harku kohor gjate te cilit deputeti do te duhet te qendroje larg Kuvendit eshte 10 dite. 
E megjithatë, ai ndodhet sot në punimet e Komisionit të Sigurisë. Për këtë ka komentuar më gjatë Taulant Balla nga PS.





Noka në Komisionin e Sigurisë, Balla: U përjashtua 10 ditë, por e këshillon Kuliçi
Thyen rregulloren dhe godet folësin e Kuvendit, Rregullorja është shumë e qartë, dhe me prova teknike që e panë gjithë qytetarët, Paloka theu rregulloren, u treguam tolerant me atë përjashtim”, tha Balla lidhur me perjashtimin e deputetit demokrat nga punimet e Kuvendit.

"U treguam më dorëlëshuar në vendimarrjen që i takon Byrosë, pasi me ligj është 10 ditë sikurse është marrë vendimin në rastin e Flamur Nokës, por për Palokën u mor një vendim vetëm për 5 ditë. Ka një prirje të deputetëve të Partisë Demokratike, që është dëmtimi i imazhit, e që bie ndesh me parlamentin për krijimin e një kulture dhe respektimi e rregullave të etikës dhe sjelljes”, deklaroi Balla.

I pyetur se perse Noka sot ndodhet ne Komisionin e Sigurise, kur është i përjashruar për 10 ditë nga punimet e Kuvendit, Balla tha:
Ajo që më vjen keq është se grupi parlamentar i PD duhet të ketë një jurist, pavarësisht se këta kanë këshilltar Agron Kuliçajn, i cili duhet t’u shpjegojë rregulloren e Kuvendit, se ai paguhet si këshilltar i PD, ose si jurist apo çështje të sigurisë dhe të lexojë që deputeti Noka është i përjashtuar nga punimet e seancave plenare dhe komisioneve, nga dita e enjte që ka hyrë në fuqi për 10 ditë që i bie deri në fund të kësaj jave.
Nuk ka propozim sepse neni hyn automatikisht. Deputetët e PD janë në një shkelje të përditshme të rregullores së Kuvendit. Edhe sot rregullorja është shkelur nga deputeti në fjalë
”.

Sipas Ballës, ka një tentativë të PD për të dëmtuar imazhin e punës parlamentare.
Ka një tentativë për të dëmtuar imazhin e punë parlamentare. Ka një prirje e PD-së që tentojnë të dëmtojnë imazhin e parlamentit, dhunë, dhunë verbale, fizike, bllokim të funksionimit normal të seancës”.



Spaho: PS do të na kufizojë fjalën, por nuk ndalemi, do bëjmë opozitën në Kuvend
Edmond Spaho komentoi përjashtimin 5 ditor të Palokës nga Kuvendi. Sipas Spahos, e majta po tenton t’i mbyllë gojën së djathtës, porse PD do të vijojë të bëjë opozitën në Kuvend.
Asgjë s’ka për të ndryshuar nga qëndrimi që mbajtëm në seancë, pavarësisht përpjekjeve që bën maxhoranca për të na kufizuar fjalën.
Ne do të vazhdojmë të bëjmë opozitën në Kuvend dhe asnjë gjë nuk ka për të ndryshuar sepse jemi në të drejtën tonë dhe kemi të drejtën tonë për të kërkuar, pavarësisht tentativave të së majtës
”.

Sipas Spahos, vendimi për përjashtimin e Palokës, ishte një vendim i vendosur në favor të PS.
"Morën vendim për ta përjashtuar zotin Paloka, por theksuam se në këtë mënyrë si po veprojnë po mbajnë, po e keqadministrojnë, po e kthejnë seacnën plenare ku opozitës i prihet e drejta e fjalës, pasi edhe incidenti ishte i rrjedhojë e refuzimit të dhënies së fjalës  së Berishës dhe ministrat për të mos lejuar opozitën kërkojnë fjalën duke shfrytëzuar përcaktimet në rregullore.

I kërkova kryetarit të Kuvendit që kjo mënyrë e të shqyrtuarit është anakronike, pasi rezultati i gjykimit dihet tashmë.  Është vendosur në favor të kërkesës grupit të PS dhe në këtë mënyrë nuk mund të veprohet. I kërkova që të heqin dorë nga praktika të tilla që nëpërmjet fjalës së 2 apo 3 ministstrave të pengojnë opozitën që të shprehë opinionin e saj
".

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

‘Java e suksesit, nëse do të…’ Jorgo Pulla këshillon shenjat / Horoskopi javor 1-7 korrik

‘Java e suksesit, nëse do të…’ Jorgo Pulla këshillon shenjat / Horoskopi javor 1-7 korrik