Nëntë shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë në Itali.
Sipas medieve italiane banda shqiptare merrej me grabitjen e banesave në qytetin e Kuneos.
Ata u arrestuan si rezultat i përfundimit të operacionit të koduar “Robin”, ndërsa sipas hetimeve prej nëntorit të 2016 e deri më shkurt të 2017, banda e grabitësve kanë kryer rreth 18 grabitje në provincën e rajonit të Lombardisë e Piemontes.
Në profilet e tyre në Facebbok, 9 të arrestuarit shqiptarë shkruanin se ndjeheshin si “Robin Hood” e grabisnin të pasurit për t’ia dhënë të varfërve. Të gjithë ishin rezidentë në Milano dhe Bergamo. Më komikja në të gjithë këtë histori është fakti se njëri prej të arrestuarve kishte shkruar në profilin e tij në Facebook se profesioni i tij ishte “hajdut”.
Ndërkohë, policia ka sekuestruar edhe automjete, bizhuteri të shtrenjta, kompjuterë, e të tjerë. Vlera e sendeve të sekuestruar shkon 40 mijë euro.
Nëntë shqiptarët e arrestuar janë:
Lulash Peci, 38vjeç
Vinsel Ulndreaj 32 vjeç
Gjovalin Vukaj 30 vjeç
Saimir Zhuba 30 vjeç
Skënder Arra 29 vjeç
Kelmend Halili 24 vjeç
Alfred Gaspri 30 vjeç
Sokol Shkambi 29 vjeç
Agostin Peci 29 vjeç
Aktiviteti investigativ i autoriteteve italiane ka zbardhur dhe bashkëpunimin e kësaj bande me bande të tjera grabitësish, po shqiptarë që vepronin në territorin italian.
/Shqiptarja.com