Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka folur nga Universiteti "Aleksandër Xhuvani" në Elbasan, për grabitjen e djeshme në Qafë Kashar.
Tahiri tha se banka dhe policia private nuk morën masa.
"Është e pakonceptueshme për mua si bankat dhe Policitë Private nuk marrin dhe masat më minimale që këto gjëra të mos ndodhin.
Unë e kuptoj që ndoshta dhe ju që jeni studentë ndoshta keni një barrë jo të vogël (me mësime, detyra) dhe koha për të parë lajmet apo për të analizuar çështjet është e vogël. Dhe kur është për ju, mendoni sa është për qytetarët. E kuptoj që dhe ndoshta për ju pyetja më normale është: “Dakord, por Policia?”.
Ne duhet të fillojmë të njohim përgjegjësitë që ka secili për të bërë siguri. Kjo ngjarje nuk do ndodhte nëse banka do merrte masat minimale për transportin e miliona eurove. Kjo ngjarje nuk do ndodhte në qoftë se policia private do të kishte masat minimale për të transpurtuar milioan euro të tilla ngjarje nuk do të ndodhnin fare në Republikën e Shqipërisë në qoftë se bankat dhe policitë private do merrnin masat minimale për të mos ndodhur të tilla ngjarje.
Kush nga ju e lë shtëpinë me dyer dhe dritare hapur dhe pastaj pret të mos vidhet. Kush nga ju pretendon që, vetë të mos marrë asnjë masë, s’ka problem, indiferencën time e paguan shteti. Kjo është një katastrofë jo e vogël, për shkak të papërgjegjshmërinë së thellë të gjithë atyre që sot janë ngarkuar me detyrën për të garantuar rrogën e vet me paratë e bankës", u shpreh Tahiri.
Ministri i Brendshëm shtoi gjithashtu se kjo ngjarje dëshmoi edhe njëherë domosdoshmërinë për thirrje për një Shqipëri të sigurt.
Tahiri garantoi më tej se policia mbetet e angazhuar për zbardhjen e ngjarjes.
Ngjara e ndodhur dje, e cila sipas meje është dhe thirrja më e madhe mbi mënyrën si duhet bashkërisht të konceptojmë sigurinë në vend, dhe më pas dhe mbi mënyrën si duhet të konceptojmë përgjegjësitë që ka secili për të pasur një vend më të sigurt. Dhe pse jo të angazhohemi të bëjmë një Shqipëri më të mirë dhe një shtet më të fortë ku qytetarët janë më të sigurt jo duke pritur por duke bashkëpunuar e duke ndarë secili përgjegjësitë.
Siç jeni në dijeni dje ndodhi një ngjarje kriminale e cila është shqetësuese për mua, për ne, besoj jo pak për shoqërinë. Por mbi të gjitha një ngjarje që na ve në provë të gjithëve për disa arsye. Sa i takon detyrës sime dhe të Policisë së Shtetit, është patjetër një ngjarje që jam shumë i bindur Policia do bëjë maksimumin për ta zbardhur menjëherë e për të vënë menjëherë para përgjegjësisë autorët e saj. .
Por është një ngjarje që shërben si pasqyra më e mirë si funksionon sot në Shqipëri, në shtetin tonë, e trashëguar për më shumë se dy dekada, mungesa totale e përgjegjësisë nga cilido tjetër institucion, lidhur me përgjegjësinë që kemi për të ndërtuar më shumë siguri.
Ngjarja e djeshme është shembulli më i mirë apo pasqyra më e qartë si dështojnë të gjitha hallkat paraprake që duhet të garantojnë siguri, përpara se çështja të shkojë tek Policia. U grabit një furgon që supozohej se transportonte në mënyrë të sigurt paratë e një banke. Ka disa përgjegjës. Por është e pakonceptueshme për mua që bankat të tolerojnë transportin e vlerave të mëdha monetare pa asnjë rregull sigurie. Me zero siguri. Ashtu siç është e pakonceptueshme për mua që transporti i vlerave të mëdha monetare të mbetet në fatin e disa njerëzve që punojnë në një Polici Private duke u paguar me 18.000L (ose 180 mijë të vjetra) – dhe këta supozohet të ruajnë miliona euro", tha Tahiri.
Ministri i Brendshëm solli edhe njëherë në vëmendje mungesën e standardeve te shoqëritë private të sigurimit.
"Unë kam pasur para disa ditësh një takim me policitë private. Ankoheshin të gjithë njëzëri se rroga e paguar në një bankë në Republikën e Shqipërisë është 200 mijë lekë të vjetra.
Cili qytetar në Republikën e Shqipërisë skllav merr 200 mijë lekë të vjetra? Unë nuk pretendoj apo presupozoj që të kthehet në një hero duke ruajtur paratë e një banke. Askush. Unë e kuptoj që të tilla ngjarje ndezin debate. Unë e kuptoj që në të tilla ngjarje ne jemi në sprovë me të gjithë", shtoi ai.
Ministri i Brendshëm u shpreh kritik dhe për rolin e qytetarëve të cilët u bënë dëshmitarë të grabitjes mesditën e djeshme. Tahiri theksoi se qytetarët filmonin ngjarjen, në vend që të njoftonin policinë.
"E kuptoj që në të tilla ngjarje, dukemi sikur kemi rënë. Por janë ekzaktësisht të tilla ngjarje që duhet të na bëjnë më të fortë. Dhe pikërisht atëherë kur na duket sikur kemi rënë ne duhet të ngrihemi. Atëherë kur na duket sikur jemi më të dobët ne duhet të jemi më të fortë, të gjithë bashkë.
Pikërisht atëherë kur na duket sikur gjithçka është kundër nesh ne duhet të bëhemi bashkë për të ndërtuar gjithçka të mirë në këtë vend.
Policia sigurisht do marrë të gjitha masat për të gjetur përgjegjësinë, për këdo ka dështuar për detyrën në bankë apo në policinë private. Po kjo nuk mjafton. Një gjë më bëri shumë përshtypje në ngjarjen e djeshme, nga qytetarët prezentë kishte vetëm një telefonatë, të gjithë të tjerët filmonin ngjarjen për ta nxjerrë në rrjetet sociale apo për ta çuar nëpër portale, apo një telefonatë edhe kjo në fund të grabitjes. Kjo është fatale që një shoqëri të shkojë përpara, duke marrë secili përgjegjësitë e veta. Unë nuk kuptoj askënd prej qytetarëve që kanë qenë aty. Që në mes të zgjedhjes nëse do njoftonte policinë , autoritetet apo do filmonte për të bërë gallatën e radhës nëpër portale, ka zgjedhur këtë të dytën. Unë nuk kuptoj askënd prej tyre.
Unë e kuptoj që një qytetar mund të presë që shteti t’i bëjë të gjitha. Policia t’i bëjë të gjitha. Por unë nuk kuptoj askënd prej qytetarëve që kanë qenë prezentë atje dhe gjatë gjithë minutave të grabitjes kanë gjetur mënyrën për të filmuar dhe s’kanë gjetur kurrkush përveç njërit, instinktin, vullnetin për të njoftuar Policinë.
Angazhimi i qytetarëve është një sfidë jo e vogël. Sot duhet të angazhohen të gjithë ata që besojnë se ky realisht mund të bëhet më i mirë nesër. E ne mund të na duhet të kemi shumë sakrifica, ne mund të na duhet të kalojmë shumë sfida. Ne mund të na duhet të kemi vështirësi pa fund. Po ne nuk na duhen ata që dorëzohen gjatë rrugës. Ne na duhet një shoqëri që e pranon problemin dhe ka vetëdijen për tu ri ngritur mbi problemin dhe punon për të përballuar çdo dallgë të madhe që mund të na dalë përpara. Mund të na duhen qytetarë me instinkt kritik ndaj institucioneve, ndaj policisë pas asnjë diskutim. Por mbi të gjitha na duhet qytetarë që aktivizohen dhe besojnë realisht se kanë një rol në këtë shoqëri. Detyra për të ndërtuar sigurinë nuk është vetëm e policisë. Detyra për të pasur një shoqëri më të fortë nuk është vetëm e institucioneve. Detyra për të ndërtuar një shtet më të drejtë nuk është vetëm e qeverisë apo e shtetit është e të gjithëve.
20 e kusur vite juve mund t’ju ketë vrarë instinktin për të kontribuar për të qenë aktiv. Llumi i akuzave dhe i baltës edhe në këtë rast nga të gjithë ata që kanë mbajtur më parë detyrën time dhe që kuptojnë shumë mirë.
E që përball të vërtetës preferojnë të bëjnë lumin e akuzave, e gjithë kjo juve mund t’ju ketë vrarë instinktin e të parit me sy kritik të gjërave që ndodhin, e to ndani përgjegjësitë sipas atyre që i takojnë. Rruga më e vështirësi është zbulimi i të vërtetës. Rruga më e lehtë është injoranca. Rruga më e vështirë është angazhimi lufta e përbashkët.
Rruga më e lehtë është përtacia. Rruga më e vështirë është që të ngrihemi të gjithë në këmbë dhe të bëjmë një Shqipëri më të mirë dhe rruga më e lehtë është që të rrimë të gjithë dhe të drejtojmë gishtin herë nga policia, herë nga qeveria, herë nga një institucion tjetër, nga gjithkush tjetër veç se nga vetja. Sot sfida nuk është sa arrimë të ndërtojmë kritik ndaj kujtdo.
Sot sfida më e madhe është të arrijmë të gjejmë forcën brenda vetës për një Shqipëri më të mirë. Nëse juve ju duket që leksioni, seminari, biblioteka studimet mjaftojnë, po mjaftojnë vetëm për ju, nuk mjaftojnë për ne të gjithë bashkë dhe aq më pak për Shqipërinë që duam nesër.
Ne na duhen qytetarë të fortë, me ndërgjegje të fortë dhe me bindje të thellë dhe me dije se ky vend nuk bëhet pa secilin prej jush. Nuk bëhet më i sigurt nëse institucionet dështojnë të bëjnë detyrën, qofshin këto private apo publike.
Ky vend nuk bëhet me qytetarë inaktiv si ata dje, përveç njërit që filmonin dhe vetëm njëri u kujtua që të lajmëronte policinë. Ky vend nuk bëhet në rast se papërgjegjshmëria është zinxhir dhe ju keni forcën, mendjen, arsyen për të punuar, jo vetëm për vete, por për një qytet më të mirë, për komunitete më të sigurta dhe për Shqipërinë e gjeneratës tjetër", përfundoi Tahiri.
/Shqiptarja.com

VIDEO