​Haradinaj: Kosova është kthyer
në binarët e vet qeverisës

​Haradinaj: Kosova është kthyer<br />në binarët e vet qeverisës
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se në javën që vjen do ti paraqesin Kuvendit të Kosovës, programin qeverisës.

Haradinaj këto komente i bëri gjatë takimit me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, ku tha se do të fillojnë një praktikë të takimeve të rregullta për t’i raportuar Presidentit për zhvillime qeverisëse në vend.

Ndërse, Presidenti Thaçi tha se kanë diskutuar për vazhdimin e reformave demokratike për shtetin e ri.

“Duke e uruar Haradinaj në të njëjtën kohë ndajmë përgjegjësinë institucionale për prioritetet. Themelimi i Kuvendit dhe Qeverisë është i rëndësishëm pa ndërhyrje dhe presion nga ndërkombëtaret, kjo është një kulturë e re politike”, tha ai.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre

Flakët agresive rrezikuan banesat në Finiq, ndërhyrja nga ajri parandaloi shkrumbimin e tyre