Haradinaj thotë se kjo qeveri do të jetë e suksesshme dhe do të ketë mandatin katërvjeçar.
Ai ka thënë se koalicioni PDK-AAK-Nisma i ka siguruar 61 vota +, për formimin e qeverisë.
“Ajo që mundem me konfirmu sot është që ne votë kemi për Qeverinë, 61 + e kemi me votë të dakordume, të konfirmume me pakicat dhe deputetë të tjerë të zgjedhur”, tha Haradinaj për emisionin ‘Argument Plus’ në RTV21.
“Duhet të gjithëve me ju thënë: Bëhuni gati për një Qeveri Haradinaj. Katër vjet keni me e pasë në Kosovë. Bëhuni gati me i pranu rezultatet e kësaj Qeverie, se ka me qenë e mirë për fëmijët e juaj”, u shpreh Haradinaj.
Gjithashtu ai ka komentuar dhe deklaratat e VetYendosjes dhe LDK-së që kundërshtojnë koalicionin me PDK-në.
“Situata është pak më ndryshe. Këto janë deklarime pas zgjedhore ende në atë frymën e zgjedhjeve. Situatat janë çdo herë e më evolutive dhe situata nuk është krejt ashtu siç po prezantohet në media. Unë në këtë rast përfaqësoj vetëveten, Aleancën, koalicionin, por jam mandatar. Do të thotë e kam të drejtën me negociu dhe palët që negociojnë me mu nuk kanë nevojë me negociu me askënd tjetër përreth meje”, tha ai.
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com
