TIRANE-Komiteti Shqiptarë i Helsinkut duke e cilësuar vrasjen e Liliana Rukaj një krim tragjik, deklaron se gjykata e Fierit nuk ka zbatur me përpikmeri të gjitha dispozitat e mundshme që ofron ligji në marrjen e masave per parandalimin e nje vrasjeje te mundshme.

KShH nepermjet nje komunikate te shperndare per mediat, deklaron se gjykata e Fierit nuk ka zbatuar nenin 5 te ligjit nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhënie familjare”, pasi gjykata ka detyrim që brenda 24 orëve pas lëshimit të urdhërit të mbrojtjes me vendim, u dërgon nga një kopje edhe komisariatit të policisë në rajonin ku janë me banim të përhershëm apo të përkohshëm, viktima dhe persona të tjerë të përmendur në vendimin gjyqësor. Gjithashtu KShH nënvizon se gjykata ka pasur mundësinë e vendosjes së paisjes elektronike mbikqyrëse për të vëzhguar të gjitha lëvizjet e personit që përben rrezikshmeri. Megjithëse në rastin e vrasjes ne Fier, një dyshim i tillë ka ekzistuar, duhej të zbatohej dispozita e mësipërme.

KShH i sugjeron organeve të ndjekjes penale hetim të shpejtë, të gjithanshëm dhe objektiv duke evidentuar sidomos motivet dhe rrethanat e ngjarjes, si dhe mundësitë që ekzistonin për parandalimin e këtij krimi të rëndë.

Për KShH-në, zbatimi rigoroz i ligjeve këtë apo raste të tjera do të shërbenin si faktor parandalues. KShH e sheh të nevojshme të evidentojë faktin se dhuna në familje po bëhet mjaft shqetësues. Humbasin jetë njerëzish! Viktima janë veçanërisht gratë, vajzat dhe fëmijët. Kjo i bën të domosdoshme masat parandaluese.

(d.b/Shqiptarja.com)