Një eklips dielorë nuk do të shihet kurrë kaq shumë, të studiohet apo të festohet.
“Ne do ta shohim këtë ngjarje me sy të mrekulluar” premton Alex Youmg, një fizikant i eklipseve diellore.
“Kjo është me të vërtetë një mundësi e jashtëzakonshme për sytë e habitur të publikut”, thotë fizikantja siAngela Des Jardins, nga Universiteti i shtetit të Montanës.
Edhe satelitët dhe teleskopët e vendosur në Tokë do të drejtohen për nga Dielli dhe nga hija që do të shkaktojë hëna, në një perimetër prej afro 97-113 km. Astronautët do të bëjnë të njëjtën gjë me kamerat e tyre në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës. Por kjo ngjarje e rrallë do të kapet edhe nga anijet dhe avionët e pasagjerëve.
Ky do të jetë eklipsi i parë i plotë i Diellit në 99 vite, që prek Amerikën nga brigjet perëndimorë në ato lindore, e që do të mund të shihet nga të paktën 48 shtete, për herë të parë prej 38 vitesh.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com