HIMARË- Paraditen e sotme rreth orës 11:25 një mjet tip kamionçinë ka dalë nga rruga në aksin rrugor Vranisht-Bolenë dhe për pasojë është plagosur rëndë drejtuesi Mojsi Gjikondaj.
 
Burime të Report Tv bëjnë me dije se kamionçina ka humbur drejtimin dhe ka dalë nga rruga, dhe për pasojë ka zënë poshtë drejtuesin, Mojsi Gjikondaj, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.
 
Drejt tij është nisur një helikopter ti ardhur në ndihmë, dhe për ta transportuar në spitalin e Vlorës ose në Tiranë, në varësi të gjëndjes së të plagosurit.

Në vendngjarje ndodhet edhe policia, e cila po kryen heimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Informacion paraprak
Më datë 07.09.2017 rreth orës 11:25, Salla Operative Vlorë ka marrë një telefonatë se në aksin rrugor Vranisht - Bolenë ka ndodhur aksident rrugor.
 
Nga verifikimi paraprak bëhet me dije se nje mjet kamionçin me drejtues mjeti M.Gj., ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u aksidentuar.
 
Drejtuesi i mjetit ka pësuar dëmtime dhe po bëhet transportimi i tij për në Spital.
 
Shërbimet e policisë sëbashku me grupin hetimor janë duke shkuar në vendngjarje për përcaktimin dhe zbardhjen e plotë të shkakut të ngjarjes.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com