PS triumfon në Kolonjë, shënon rezultatin më të lartë në zgjedhjet e përgjithshme

PS triumfon në Kolonjë, shënon rezultatin më të lartë në zgjedhjet e përgjithshme

Partia Socialiste dhe kandidatja e saj për deputete në qarkun e Korçës, Olta Xhaçka, shënojnë  super rezultat në Kolonjë në zgjedhjet e 25 prillit, duke fituar jo vetëm garën por njëherësh duke rritur ndjeshëm numrin e votave të marra krahasuar me zgjedhjet e vitit 2013 dhe 2017.

Në Kolonjë, rrethi, i dyti më i madh në vend për nga shtrirja territoriale, sipas informacioneve zyrtare pranë ZAZ 75 në qarkun e Korçës, Partia Socialiste ka marrë 53.3% të votave, përkundrejt 43% të votave të marra në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013 apo 49% në zgjedhjet e 4 viteve më parë.

Procesi i numërimit për 29 qendrat e votimit në Kolonjë ka përfunduar pak minuta më parë dhe Partia Socialiste ka rezultuar fituese me 3 666 vota ose 20% më shumë sesa opozita, e cila ka shënuar rënie të ndjeshme në Kolonjë, pavarësisht se numri i votuesve në këto zgjedhje ka qenë më i vogël.

Rezultati i Partisë Socialiste, që në zgjedhjet e 25 prillit u përfaqësua në Kolonjë nga ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhacka u prit me entuziazëm jo vetëm nga mbështetës të PS por edhe nga dhjetëra qytetarë të Kolonjës, të cilët shprehën më votë mbështetjen e tyre për kryeministrin Rama, ekipin e Partisë Socialiste dhe ministren Xhaçka, e cila rikthehet në qarkun e Korçës pas dy mandateve si deputete e këtij qarku, në vitet 2009 dhe 2013.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?