Një grupim i quajtur “Lëvizja për Shqipëri të Bashkuar”, përmes rrjeteve sociale njoftoi se ka marrë përsipër heqjen e flamurit grek që ishte ngritur dy ditë më parë në një mur rrethues në Himarë.

Në video dallohen disa të rinj që hipin duke u kacavjerrë në muri dhe arrijnë heqin nga shtiza flamurin e helen.

“Së bashku me shumë anëtarë të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, nga gjitha trojet shqiptare kemi rrugëtuar për në Himarë që ta heqim flamurin shovinist grek nga Kalaja e vjetër e Himarës”, deklaroi Tahir Veliu, kryetar i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar.