TIRANË - Ambasadori gjerman në vendin tonë mbajti një seancë dëgjimore në komisionin parlamentar të Jashtëm, por asnjë fjalë nga ato çka tha kryediplomati nuk u dëgjua në shqip. Gjermani Hellmut Hoffmann foli në gjuhën angleze, por pavarësisht se përkthyesit ishin në sallë, asnjë fjalë e tij nuk u përkhtye në kohë reale për gazetarët e pranishëm pas gardhit që kryetarja Arta Dade ka vënë brenda komisionit.
Nuk dihet pse është bërë kjo zgjedhje, por logjika të çon se në këtë mënyrë dëgjesa me ambasadorin gjerman do të përfundonte më shpejt, pasi me përkthimin në kohë reale dihet që koha e seancës do të ishte dyfish.
Në përfundim të seancës dëgjimore, kryetarja Dade u tha gazetarëve se do tu dërgohet me postë elektronike e gjithë fjala e ambasadorit gjerman e përkthyer në gjuhën shqipe.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com