​Horoskopi për datën 18 Prill 2017
Çfarë parashikojnë yjet për ju

​Horoskopi për datën 18 Prill 2017<br />Çfarë parashikojnë yjet për ju
Mësoni si parashikohet të jetë dita juaj për sot.
 
Dashi
Sot do bëni të pamundurën për te gjetur zgjidhje te mira për problemet qe ju kanë dalë në çift dhe do ndiheni më të qetë. Beqarët duhet t’i bëjnë sytë katër në çdo moment sepse persona interesante do ju afrohen. Po nuk e shfrytëzuat as sot mundësinë do pendoheni. Me shpenzimet tregohuni sa më të rezervuar nëse nuk doni që situata të marrë tatëpjetën.
 
Demi
Ka rrezik që lidhja juaj të jetë goxha e tensionuar sot. Do debatoni edhe për gjërat më elementare. Po vazhduat kështu ka rrezik që shumë shpejt të vijë ndarja. Beqarët do jenë të vëmendshëm ndaj joshjes që do i bëhet nga dikush dhe do afrohen mjaft me të. Buxhetin do dini si ta menaxhoni gjithë kohës dhe situata do mbetet e mire. Nuk do keni për çfarë te qaheni.
 
Binjakët
Përkushtojuni sa më shumë që të mundeni sot atij që keni në krah pasi ai do ketë vërtet nevojë për ju. Në këtë mënyrë do mund të rregulloni edhe ndonjë problem te vogël që ju kishte dalë se fundmi. Beqarët do flirtojnë në çdo moment, por nuk do preferojnë ende të hedhin hapa. Në planin FInanciar nuk do ketë asnjë lloj tronditje kështu që mund të shpenzoni edhe pak me tepër.
 
Gaforrja
Do kërkoni më shumë liri se kurrë sot ju te dashuruarit dhe kjo mund te sjellë debate në çift. Flisni me të dhe shpjegojani gjithçka. Beqarët nuk do ndihen ende gati për të bërë ndryshime të statusit dhe mund të ndihen keq. Prisni edhe pak ditë pasi çdo gjë do ndryshoje si me pult. Buxheti do jete i kënaqshëm edhe falë arritjeve qe do keni në punë.
 
Luani
Ditë perfekte do jetë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do keni një komunikim të ngrohtë dhe do mundoheni sa të mundeni t’ia plotësoni dëshirat partnerit tuaj. Beqarët duhet të shmangin personat e shigjetarit sepse mund të vuajnë më vonë. Gjendja e financave do përmirësohet tej mase, falë përkujdesit tuaj, por edhe ndihmës së të afërmve.
 
Virgjëresha
Mjedisi yjor nuk do jete aspak i favorshëm për ata që janë në një lidhje. Nuk do jeni të logjikshëm dhe gabimisht mund të hidhni hapa të gabuara. Beqarët do ndihen mirë me miqtë e tyre dhe nuk do e ndiejnë nevojën për të ndryshuar status. Financat do jenë të mira. Përfitoni për të bërë investimet e menduara prej kohësh sepse më vonë nuk i dihet çfarë ndodh.
 
Peshorja
Do jeni më të hapur ndaj çdo gjeje që do ju propozojë partneri juaj sot dhe madje mund të bëni edhe ndonjë çmenduri. Çdo çast pranë njeri­tjetrit ka për të qënë fantastik. Beqarët nuk duhet t’i hedhin sytë tek personat që kanë një lidhje sepse do lëndojnë veten dhe persona të tjerë. Gjendja e financave do vije duke u stabilizuar goxha. Shfrytëzojeni këtë mundësi.
 
Akrepi
Do jeni më të hapur me partnerin tuaj sot dhe do flisni me të edhe për detajet e vogla të jetës në çift. Shumë gjëra kanë për t’u përmirësuar. Beqarët më në fund do e gjejnë shpirtin e tyre binjak dhe nuk do kenë më ditë të zymta si më parë. Në planin financiar nuk do merrni masat e duhura dhe gjendja mund të mos jetë ashtu si keni dashur. Kujdes me çdo investim.
 
Shigjetari
Saturni do jetë planeti që do ju mbështesë në çdo moment sot ju të dashuruarve. Marrëdhënia me partnerin ka për të qënë e jashtëzakonshme. Beqarët do kenë dyshime për atë çfarë duan të bëjnë dhe me shumë mundësi nuk do hedhin hapa. Në planin financiar duhet të tregoheni sa më të kujdesshëm që të mundeni pasi situata mund t’iu dale shpejt jashtë kontrollit.
 
Bricjapi
Po nuk u treguat të matur me fjalët që do thoni mund të keni debate të forta me partnerin tuaj sot. Mos mendoni vetëm për të mirën e vetes. Beqarët do kenë takime konkrete dhe pas një personi do ndihen të plotësuar. Mos ngurroni t’i shprehni ndjenjat. Buxheti nuk do jetë ashtu si duhet, kështu që mos kryeni shpenzime të pamenduara. Po filluan problemet zor se do i sheshoni shpejt.
 
Ujori
Ata që janë në një lidhje do kalojnë plot çaste romantike sot dhe marrëdhënia me partnerin do jetë e jashtëzakonshme. Të shkuarës se trishtë do i vini kapak njëherë e përgjithmonë. Beqarët do kenë disa probleme në punë dhe nuk do e kenë aspak mendjen tek dashuria. Në planin financiar, me pak mundim do arrini të vendosni rregull dhe do bëni edhe ndonjë shpenzim më tepër.
 
Peshqit
Ju të dashuruarit do kaloni një ditë interesante sot. Secili do mendojë për veten dhe për atë që ka në krah duke menduar t’ia plotësojë dëshirat partnerit. Edhe beqarët do jenë me fat në dashuri dhe do e ndryshojnë statusin e tyre më parë nga sa kishin menduar. Në planin financiar do keni kurajën dhe vendosmërinë për ta përmirësuar situatën. Do ja dilni mbanë.

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Vdekja e minatorit në Martanesh, Meta: Sakrifikojnë për bukën e gojës sa humbin dhe jetën, PL mbështet propozimet e tyre

Vdekja e minatorit në Martanesh, Meta: Sakrifikojnë për bukën e gojës sa humbin dhe jetën, PL mbështet propozimet e tyre