​Horoskopi për datën 3 Prill 2017
Çfarë parashikojnë yjet për ju

​Horoskopi për datën 3 Prill 2017<br />Çfarë parashikojnë yjet për ju
Dashi
 
Stabiliteti i ditës do të ketë shumë rëndësi sot. Sa i takon çështjeve financiare do të bënit mirë të kursenit diçka. Këshillohet që të tregoni moderim në ushqim. Gjysma e dytë e ditës do të kërkojë që të lëvizni dhe të tregoheni të shoqërueshëm.
 
 
Demi
Vështrimi rreth vetes nuk do të jetë shumë objektiv sot. Në mëngjes pesimizmi juaj nuk mund të justifikohet, pasi do të nënvlerësoni aftësitë tuaja. Ju duhet të tregoni qëndrueshmëri në situata të caktuara. Femrat e lindura në këtë shenjë, do të veshin diçka të pakëndshme ose që nuk ju ka shumë hije gjë që do t’iu shkaktojë siklet.
 
Binjakët
 
Orët e mëngjesit kërkojnë që të bëni kujdes, të tregoheni të mprehtë dhe të thelluar. Ju mund të ndjeheni sikur jeni vetëm. Sigurohuni që të planifikoni aktivitete të kënaqshme në gjysmën e dytë të ditës. Këshillohet që ti merrni gjërat pozitivisht dhe më me humor.
 
Gaforrja
 
Duhet të tregoheni pragmatik qysh në mëngjes. Mos ngurroni ti ktheni në realitet planet tuaja premtuese. Gjithashtu mos ngurroni të mbani parasysh edhe anën materiale të gjërave. Gjysma e dytë e ditës do të bëjë që të mendoni për anët e fshehta të një situate.
 
Luani
 
Dita mund të fillojë me jo pak vështirësi. Ju do të duhet të hiqni dorë nga shumë gjëra, për një qëllim. Do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme për disa prej jush që të ruani pozitat aktuale dhe të mos bini në nivel. Gjatë ditës mund të ketë tension mes jush dhe eprorit tuaj.
 
Virgjëresha
 
Rrethanat e ditës së sotme janë të favorshme për ju, megjithatë ju mund të humbni disa nga mundësitë tuaja për shkak të kryeneçësisë tuaj ose të dikujt tjetër. Gjysma e dytë e ditës do të jetë e mbushur me mashtrim ose iluzion. Kjo nuk është një periudhë e lehtë për ata prej jush që nuk kan një mendim të tyre dhe janë të varur nga dikush tjetër.
 
Peshorja
 
Mund ta gjeni veten në një qorrsokak financiar apo në vështirësi të tjera. Pranoni faktin se aktualisht ju nuk mund ti ndryshoni gjërat. Bëni mirë të ndryshoni peizazhin që ju rrethon duke futur disa ndryshime në rrethin tuaj shoqëror. Bëni mirë të krijoni edhe një atmosferë romantike.
 
Akrepi
 
Gjatë mëngjesit marrëdhëniet tuaja do të varen nga aftësitë diplomatike dhe nga kapaciteti që do të tregoni për të ruajtur terrenin. Edhe nëse ka ndryshim serioz të mendimeve mes jush dhe një personi tjetër, mundohuni të gjeni pikat e përbashkëta të komunikimit dhe të shpjegoni pozicionin tuaj.
 
Shigjetari
 
Orët e para të mëngjesit, do të kërkojnë një përqendrim më të madh prej jush dhe respektimin e rregullave. Sa më me rregullsi që ti ndiqni ato, aq më mirë do të përballeni me përgjegjësitë tuaja. Refuzoni çdo gjë që ka ndikim negativ në mirëqenien tuaj fizike.
 
Bricjapi
 
Gjatë gjysmës së parë të ditës ju mund të tregoheni perfeksionistë, gjë që mund të komplikojë dukshëm jetën tuaj. Mund të mendoni se nuk jeni të denjë për partnerin, ose partneri nuk është i denjë për ju. Do të hasni vështirësi për shkak të mungesës së parave, mungesës së vëmendjes së dikujt, apo prej pamundësisë për të gëzuar.
 
Ujori
 
Në gjysmën e parë të ditës aftësitë tuaja do të jenë të kufizuara, por në mbrëmje do të keni një shans për të rifituar edhe mundësitë e humbura. Një aktivitet krijues, një çështje romantike apo një ndërveprim i kënaqshëm si dhe ndryshimi i mjedisit që ju rrethon do të bëjë që të relaksoheni dhe ta shikoni ndryshe jetën.
 
Peshqit
 
Në fillim të ditës, duhet të mbani një qëndrim të matur dhe sa më praktik, pasi kështu do të shmangni shumë probleme. Gjatë gjysmës së dytë të ditës do të rritet dëshira dhe kureshtja për risi dhe diçka ndryshe.

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

Alarm për bombë në shkollat e Tiranës, policia kryen kontrolle

Alarm për bombë në shkollat e Tiranës, policia kryen kontrolle