Atentati me tritol i së shtunës në Gjirokastër ka shkaktuar humbjen e jetës së Beqir Devollit, drejtuesit dhe pronarit të ‘Mercedes Benz’-it që shpërtheu pranë Policisë së Gjirokastrës.
48-vjeçari ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit të së dielës teksa transportohej me ambulancë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Viktima ishte edhe shënjestra e atentatit, ndonëse më herët u raportua se objektivi ishte pasagjeri Rigers Mela, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Devolli sapo ishte kthyer nga Tirana dhe po i drejtohej banesës së tij në lagjen “Palorto.” Rreth 700 metra para se të arrinte në vendin ku ndodhi shpërthimi, në makinë hipi edhe Rigers Mela.
Këtij të fundit, një vit më parë i dogjën një makinë ‘Range Rover’ në Dunavat të Gjirokastrës.
48-vjeçari njihej edhe me nofkën “Çilo hundëderri.” Sipas informacioneve të para, dyshohet se merrej me trafik droge në Greqi, por në policinë e Gjirokastrës nuk rezulton asnjë dosje për të.

Personi në foto është Beqir Devolli, shënjestra që mbeti viktimë e atentatit me tritol mbrëmjen e së shtunës në Gjirokastër. Ai ndërroi jetë mëngjesin e sotëm ndërsa transportohej drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Devolli po drejtonte makinën e tij tip ‘Benz’ dhe shoqërohej nga Rigers Mela në momentin e ngjarjes. Sipas informacioneve, 48-vjeçari sapo ishte kthyer nga Tirana.










Komente
Komento