​Hysaj: Krenar që jam lojtari më
i paguar në historinë e Shqipërisë

​Hysaj: Krenar që jam lojtari më<br />i paguar në historinë e Shqipërisë
Mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj duket mjaft i kënaqur me ekipin e ri dhe me pagën që merr.

21-vjeçari që këtë verë nga Empoli kaloi te Napoli (6 milionë euro) në një intervistë për revistës “E Azzurro”, flet për eksperiencën e tij të re.

“Napoli është një vend mikpritës, siç është vendi im. Jam i lumtur këtu dhe dua të arrij shumë me këtë bluzë. Të luash me ekipin e Maradonës, që e ndiqja kur isha fëmijë, është një ëndërr”, tregon Hysaj.

Përveçse luan me një ekip me histori si Napoli, lojtari i kombëtares shqiptare ka edhe një tjetër fakt për t’u krenuar.

“Jam krenar që jam lojtari më i paguar në historinë e Shqipërisë”, shprehet Hysaj.

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin e stadiumit 'Camp Nou'

Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin e stadiumit 'Camp Nou'