Ndodh në Afrikë është ka hapur debat të madh. Në mes të Dhjetori luhej ndeshja Muktura Viktori-Rajon Sports, me miqtë që kryesojnë kampionatin por që në këtë ndeshje ishin duke humbur.
 
Futbollisti Musa Kamara për miqtë goditi traversën në minutën e 39-të dhe në shtesën e pjesës së parë shkoi tek shtylla e portës kundërshtare duke e prekur me diçka që e mori nga bankina. Kjo u vu re nga lojtarët kundërshtarë të cilët sëbashku me portierin ju vunë pas ta kapnin, pa sukses.
 
Sipas mediave afrikane, ky ishte një rit magjie, për të hequr syrin e keq. Dhe si me magji, i njëjti futbollist, sapo nisi pjesa e dytë gjeti golin e barazimit.
KJo solli debat të madh aq sa Federata e Ruandës vendosi të ndalonte rreptësisht përdorimin e magjisë në kampionat, duke kërcënuar me humbje në tavolinë dhe gjobë të majme.
 

 
(d.b/Shqiptarja.com)