Policia e Elbasanit ka ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, i dënuar me 11 vjet e 11 muaj heqje lirie.
 
Astrit Gaxho, 45 vjeç, banues në Peqin, është dënuar për “Organizim të migracionit të paligjshëm” dhe “Organizim të trafikimit të qenieve njerëzore”.
 
Dënimi i tij është bërë nga gjykata italiane, në Romë, më 20 prill të vitit të kaluar. Ai u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin.
d.i./Shqiptarja.com