TROPOJË- Një 35-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Tropojë pasi ju gjet  një armë zjarri pa leje. Sipas policisë Martin Vukajt, banues në fshatin Shengjergj ju gjet në banesë një pistoletë tip "Zastava" me 3 fishekë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.
 
Njoftimi i plotë i policisë:
Tropojë. I gjendet armë zjarri në banesë, arrestohet në flagrancë nga Policia.Sekuestrohet një armë zjarri, tip "Zastava" së bashku me tre fishekë.Në vijim të punës për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që qarkullojnë, apo mbajnë armë zjarri pa leje, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative arrestuan në flagrancë shtetasin:
 
-Martin Vukaj, 53 vjeç, banues në fshatin Shengjergj, Njësia administrative Lekbibaj, Tropojë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në banesën e tij, ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri, pistoletë tip "Zastava" me 3 fishekë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

pistoleta
 (Pistoleta që u gjend në shtëpinë e 
Martin Vukajt)

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com