​I nxehti afrikan sjell stinën e
Verës, nesër 30 gradë Celsius

​I nxehti afrikan sjell stinën e<br />Verës, nesër 30 gradë Celsius
I nxehti afrikan troket në Europë, vera vjen zyrtarisht nesër, (e premte).

Një valë i nxehti do të mbërthejë Mesdheun, ndërsa më pak do të ndihet në zonat veriore të Europës, kurse më në qendër e në jug temperaturat do të kalojnë dhe 30 gradë Celsius.

Kështu dhe në Shqipëri, nga nesër zyrtarisht hyjmë në stinën e Verës, ndaj në fundjavë mund të parashikoni të kaloni kohën dhe pranë plazheve.

Më të ndjeshme temperaturat e larta do të jenë në zonën Perëndimore, Qendrore e Jugore të vendit, kurse në nivelet e 25 e 26 gradë Celsius temperaturat do të jenë në Juglindje, Verilindje të vendit. Ndërsa me 20 gradë Celsius vlerat maksimale do të shënohen në veri të vendit si Tropoja, Peshkopia.

Muaji Maj do të karakterizohet nga këto temperatura të ngrohta në disa zona dhe të nxehta, kurse nga java që do të vijë, reshje shiu sporadike do të suprizojnë dy ditë të javës, por rënia e gradëve Celsius nuk do të jetë drastike.

Ndaj nuk ju mbetet gjë tjetër, veçse të nxirrni fustanët, sandalet, rrobat e plazhit, bluzat me mëngë të shkurtra dhe të shijoni motin e ngrohtë që garanton se do të vijojë gjatë të jetë i tillë.

Per me shume klikoni accuweather dhe parashikimi i motit me video



Ladja Porja: Maji, temperatura tipike të pranverës

Së pari dua të them që deri më tani muaji maj ka shënuar temperatura tipike të muajit të stinës së pranverës qoftë në vlerat minimale dhe në vlerat maksimale, parashikohet që ditën e nesërme të kemi një rritje të ndjeshme të temperaturave të cilat shkojnë deri në 28 gradë, në zonat e ulëta dhe ato bregdetare. Maksimalja në rang territori pritet të shkojë edhe në këtë vlerë, megjithatë do të kemi edhe ditën e shtunë dhe të diele një rënie të lehtë të tyre me një apo dy gradë dile i çuar këto vlera deri në 25 gradë. Parashikohet që gjatë fundjavës apo edhe nesër, otit ë jetë kryesisht i kthjellët, vranësirat do të jenë kryesit të pranishme ditën e nesërme por edhe e shtuna dhe e diela pavarësisht se do të jenë kthjellët herë pas herë do të këtë vranësira. Deri në mesin e muajit apo data 20 maj temperaturat do të vijojnë të jenë relativisht në mëngjes të freskëta sikundër kanë shënuar dhe aktualisht, por mesditat do të jenë relativisht 24-25 gradë.
 
A është dhe a do jetë muaji maj i përshtatshëm për plazh?
 
Do të thoja që deri në ditët e fundit 24 apo 25 është një kohë ideale për të patur plazh. Temperaturat do jenë tipike do të vijojnë të jenë tipike, mëngjese dhe net të freskëta dhe mesdita të ngrohta. Ditët e fundit të majit pra datat 24 ose 25, apo 5 ditëshi i fundit do të shënojë dhe një rritje të ndjeshme të temperaturave. Temperatura të larta pritet të shënohen vetëm gjatë ditës së nesërme ku do të jetë prezente dhe lagështira dhe përqindja e lartë e lagështirës do të bëjë që ne ta ndjejmë edhe më shumë vapë por e shtuna dhe e diela sjell një rënie të tyre me 2 apo 3 gradë duke i çuar këto në 24 në pjesën më të madhe të ultësirës perëndimore dhe do të ketë temperatura 24-25-26 gradë. Edhe java tjetër do vijojë të ketë këto temperatura. 


  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi