Një fëmijë i larguar për orë të tëra nga familja, fatmirësisht është kthyer shëndoshë e mirë dje pranë prindërve të tij të shqetësuar.
Fëmija u gjet i pashoqëruar nga një patrullë e policisë bashkiake, në rrugën “5 Maji”.
Pasi verifikuan se fëmija nuk ishte nën shoqërinë e asnjë të rrituri, policët bashkiakë e dorëzuan atë në Komisaritatin numër 4.
Ndërkohë, prindërit e tij kishin bërë denoncim në polici për mungesën e djalit, të cilin e kishin kërkuar edhe në shtëpitë e shokëve, pa asnjë rezultat.
Gjithçka përfundoi mirë, kur fëmija u kthye në shtëpi nga efektivët e policisë.
d.i./Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com