Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023 (FOTO)

Hidhet shorti, ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision 2023 (FOTO)

Albina dhe familja Kelmendi

Këngëtarja shqiptare Albina Kelmendi do të performojë këngën ‘Duje’ në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision, më 11 maj.  Përzgjedhja e këngëtares nga Kosova për të kënduar në natën e dytë gjysmëfinale u bë gjatë shortit që u mbajt mbrëmjen e së martës.

Shqipëria do të jetë në gjysmëfinale me Armeninë, Qipron, Danimarkën, Estonin, Greqinë, Islandën, Rumaninë, Australinë, Austrinë, Gjeorgjinë, Lituaninë, Poloninë, San Marinon dhe Slloveninë.

Një ditë më parë doli logoja dhe slogani i Eurovision 2023 që do të mbahet në Liverpool duke qenë se situata në Ukrainë mbetet ende e tensionuar. Eurovisioni që ka ngjyrat e flamurit ukrainas dhe mban sloganin “United by Music” do të mbahet më 9, 11 dhe 13 maj, në Liverpool.

Mbetet për tu parë nëse këngëtarja Albina Kelmendi do ia dalë të shkojë në finale.

 

1/2
A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë

Lushnja përmbys 4-3 Vorën në 'Roza Haxhiu', ndryshon renditja në Kategorinë e Parë