​Igli Tare reagon ashpër për
transferimin e Balde tek Milan

​Igli Tare reagon ashpër për<br />transferimin e Balde tek Milan
Skuadra e Milanit ka arritur një kontratë për blerjen e sulmuesit të Lazios, Keita Balde, lajm i cili është konfirmuar nga menaxhei i 22-vjeçarit, Roberto Calenda.

Menaxheri i spanjollit Balde, ka thënë se është komunikuar nga Lazios se kishte një marrëveshie me Milanin dhe nga kjo gjë ai kishte kuptuar se lojtari ishte në merkato.

Por kjo gjë ka nervozuar, Drejtorin Sportiv të Lazios, ish-futbollistin e kombëtares Igli Taren, i cili ka reagur në mënyrë agresive ndaj deklaratës së Calendas.

“Referuar deklaratave të z. Calenda, mund të them se nuk i korrespondojnë aspak realitetit. Jo më larg se para dy javëve, ashtu si edhe disa herë gjatë vitit, futbollistit Keita Balde, i është ofruar një rinovim kontrate me shifra të njëjta me futbollistët më të mirëpaguar te Lazio”, është shprehur Tare, i cili ndodhet në Milano për të negociuar shitjen e kapitenit Biglia te skuadra e milanit.
 
Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet

Institucionet e drejtësisë refuzojnë komisionin ‘Antikorrupsion’, Prokuroria e Përgjithshme për Report Tv: S'marrim pjesë, japim opinion nëse na kërkohet