Pero Pejiç duket se tashmë i ka dhënë përfundimisht lamtumirën Kukësit dhe Superligës së Shqipërisë, pas 5 viteve eksperiencë dhe suksese.
Destinacioni i tij i ardhshëm është Irani. Kroati do të jetë sulmuesi më i ri i ekipit të Esteghlali të Teheranit.
Sipas informacionit të publikuar në faqen zyrtare të klubit Esteghlali, përfaqësuesit që kanë të drejtën e menaxhimit të Pejiç prej më shumë se një jave kanë qenë në bisedime me drejtuesit e klubit Iranian për të gjetur akordin.
Sipas të njëjtit burim zyrtar informacioni, të konfirmuar edhe nga Agjencia e Lajmeve “Fars”, dita e hënë (nesër) pritet të jetë ajo deçizive, teksa mendohet se do të realizohet nënshkrimi zyrtar i kontratës mes dy palëve.
Redaksia Online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com