Zikaltrit kanë filluar të bëjnë zyrtarizimet e para të kësaj merkatoje që ka filluar zyrtarisht.

Bëhet fjalë për sllovakun Milan Skriniar dhe mesfushorin spanjoll Borja Valero, për të cilët mediat italiane raportojnë se kanë gjetur marrëveshjen me Interin.

Gjithashtu drejtori sportiv i Interit, Sabatini ka udhëtuar drejt Francë, për të takuar menaxherin e Di Marias dhe kanë arritur akordin për transferimin e tij.

Tani mbetet për t’u bindur klubi i Parisit, ndaj të cilit interi ka bërë ofertën  zyrtare prej 40 milionë euro plus bonuse, por nuk kanë marrë ende një përgjigje.

Sipas mediave italiane, 15 ditët e ardhshme do të jenë të rëndësishme, sa i përket transferimit të Di Marias dhe në rast dështimi, interi do të tentojnë afrimin e argjentinasit tjetër, Erik Lamela nga Tottenham. 

Redaksia Online
Er.K/Shqiptarja.com