​Ish-deputeti Dedja: Në PS s'ka
demokraci si në kohën e Nanos

​Ish-deputeti Dedja: Në PS s'ka<br />demokraci si në kohën e Nanos
Ish deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Dedja, i përjashtuar nga Edi Rama në 2007-ën, pas votës "pro" në zgjedhjen e Bamir Topit President të Republikës, thotë se në PS s'ka më demokraci. Reagimi i tij vjen pas incidenteve të socialistëve në Elbasan gjatë shpërndarjes së kartave të reja të anëtarësisë.

Edhe pse prej vitesh në emigrim, duket se Dedja është ndjekës i zhvillimeve politike në Shqipëri dhe veçanërisht në PS. Ai shkruan në Facebook se sa ka ndryshuar PS nga koha kur në drejtimin e saj ishte Fatos Nano dhe sot që drejtohet nga Edi Rama.

Sipas tij, në PS s'flet dot kush pa marrë leje, ndryshe nga koha e Nanos.

"Në kohën kur Partinë Socialiste e drejtonte Fatos Nano, në këtë formacion politik kishte një standard demokracie dhe transparence që për fat të keq sot nuk ekziston më. Atëherë nuk nxirreshin jashtë nga takimet dhe mbledhjet gazetarët. Askush nuk kishte nevojë të merrte leje për të komunikuar me mediat apo për të dhënë intervista e për të marrë pjesë në debate televizive", shkruan Dedja.

Redaksia online
(L.Q/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'