Në një takim me kandidatin e koalicionit të majtë për Bashkinë Tiranë, Erion Veliaj, ish-të përndjekurit politikë kanë propozuar që Piramida të jetë një multimuze, ashtu si vendet e tjera të lindjes, për të gërshetuar historinë e komunizmit, në mënyrë që të gjithë të mësojnë se çfarë ka ndodhur në Shqipëri.
Duke vlerësuar punën e Veliajt si ministër, Drejtori i Institutit të Integrimit të ish-të Përndjekurve Politikë, Bilal Kola, tha se “arriti që me një skemë të re solidare, të shpërndajë 5 këste për të gjithë ata ish të përndjekur që jetojnë sot dhe bëri të mundur që shumë prej atyre që janë në grahmat e fundit të jetës të paktën të marrin ato lekë që u takojnë si e drejtë ligjore”.
Edhe shkrimtari dhe ish-i përndjekurit politik, Daut Gumeni, tha se “për ata që kanë shumë merak pse ka edhe ish-të përndjekur që e urojnë z. Veliaj të bëhet kryetar Bashkie, unë u them vetëm kaq: e marr unë përgjegjësinë, jo vetëm timen por edhe tuajën, se kemi 25 vjet mes dy të majtave dhe unë pëlqej gjërat reale, më mirë me të majtën që s’i vjen turp të thotë e majtë, sesa me repartin më të qelbur të Partisë së Punës që hedh valle mbi varrezat e së djathtës”.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO