“Misteri X”  që pati një lidhje intime me Katie Price por rezultoi i dobët në shtrat është futbollisti John Arne Riise. Modelja e famshme britanike, Katie Price, thuhet të ketë pasur lidhje me ish-futbollistin e Liverpoolit dhe Romës, John Arne Riise fundvitin e 2011-ës dhe fillimin e 2012-ës.

Ylli i dikurshëm televiziv ka shkruar për këtë lidhje në librin autobiografi, mirëpo e ka mbajtur të fshehur identitetin e lojtarit duke iu referuar si ‘Mr. X’.
 
‘The Sun’ ka arritur të zbulojë identitetin e mashkullit, i cili sipas Price nuk kishte qenë aspak i mirë në krevat.

Mbrojtësi norvegjez kishte shprehur admirim për modelen e njohur dhe më pas nisi një lidhje me të.

Mirëpo, romanca e tyre ishte shumë e shkurtër dhe kjo sipas librit të Price, për shkak të performancës së dobët të Riise në dhomë e gjumit.
Në librin e saj, Katie e ka vlerësuar me notë shumë të ulët aftësinë seksuale të mbrojtësit, i cili aktualisht luan në Indi. 

mbrojtesi norvegjez
mbrojtesi norvegjez
mbrojtesi norvegjez


(d.b/Shqiptarja.com)