"​ISIS i mirë”, ‘arrest shtëpie’
për mësuesen shkodrane

për mësuesen shkodrane">
SHKODER-Gjykata e Shkodrës ka vendosur  ‘arrest shtëpie’ për Emine Alushin, mësuesen që propagandonte ISIS-in në Medresenë e Shkodrës.

Alushi ka dalë sot para gjykatës ku ka dëgjuar vendimin ndaj saj dhënë nga trupi gjykues.

Bëhet fjalë për një video të regjistruar dy vite më parë nga nxënësit e Medresesë së Shkodrës ku Emine Alushi punonte si mësuese zëvëndësuese.

Video u bë publike gjatë një emisioni investigativ ku Alushi shprehej se, ‘ISIS dhe Bin Laden është i mirë”.

Në videon e publikuar mbrëmjen e djeshme nga emisioni ‘Stop’ mësuesja i thotë nxënëses se ISIS është një organizatë e mirë dhe se mbron popullin e Sirisë, Egjiptit dhe Palestinës.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Lista e PS për 14 Majin me 44 rikandidime e 17 emra të rinj, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Përplasje në degën e Rithemelimit në Krujë, sherr mes kryetarit dhe kandidatit për kryebashkiak! Jep dorëheqjen drejtuesi

Përplasje në degën e Rithemelimit në Krujë, sherr mes kryetarit dhe kandidatit për kryebashkiak! Jep dorëheqjen drejtuesi